
seen from Venezuela
seen from United States
seen from United States

seen from United States
seen from Türkiye

seen from Canada
seen from Iraq

seen from United Kingdom

seen from United States
seen from Japan
seen from Australia
seen from Malaysia
seen from Switzerland
seen from United Kingdom

seen from Syria
seen from China

seen from United States
seen from Netherlands
seen from Russia

seen from United Kingdom
Ka femra që janë si bretkoca, të tjera si dhelpra, ca si kukumjacka, ca si pula të rrjepura, nuk ka problem fiziku, por aty reflektohet karakteri. Sikurse ka edhe burra si derra, si arinj, si veshgjatë, si gjarpërinj, përsëri nuk është fiziku, është karakteri që u jep këtë pamje. Liza ishte si qymyri. (...) Ajo ishte e vetmja grua që kam parë të mbrehej në karrocë dhe e tërhiqte atë duke vendosur gjoksin e saj të sheshtë dhe të rënë te trari i karrocës me dy rrota që i vinte nga pas. Ishte mbrehur në tërë kuptimin e fjalës. Nxirrte bukën e gojës me djersën e ballit. Nuk vidhte, nuk prostituohej, nuk lajkosej si e përdalur, nuk ndiqte as modën, asgjë nga këto. Vetëm rrugëve të Tiranës transportonte qymyr në disa thasë të rëndë që mbushnin kacik karrocën e saj. (...) Liza e Qymyrit ishte nyje paradoksesh. Emri i saj ishte perëndimor. Nuk dihej nga vinte. Po ta krahasoje me emrat e grave të tjera të kohës, ca emra fatosesh dhe pioneresh, ca emra sofikash, e myftijesh, emri i Lizës ishte një yll që ndriçonte mbi gjithçka. Ishte Perëndimi në gojët tona. Edhe Lizë edhe e Qymyrit. Emri dhe mbiemri që kurrë nuik rrinin bashkë. Liza dhe Qymyri – dy vlera të pabashkueshme. Një Lizë që e kishin vendosur në vend të kalit.
Artan Fuga, Përmendore për ‘Lizën e qymyrit’, protestë ndaj të blerëve
Jeta shoqërore e të huajve përqendrohet në dy vende të rezervuara enkas për ta. Njeri prej tyre është Dajti, hoteli më me emër i Shqipërisë, me një magji të akullt dhe akademike. Aty pranohen vetëm shqiptarët e rangut të lartë dhe shoqëruesit e delegacioneve të huaja. Restoranti nuk ka pësuar asnjë ndryshim pozitiv në gjashtë vjet, megjithëse nganjëherë gjenden peshk ose bretkosa. Gjellët janë shpesh të ftohta dhe shërbimi i stërzgjatur e qesharak. Për shembull, një ditë që po i gëzohesha një pjate me kallamarë, kamerieri ma rrëmbeu nga dora sepse më kishin servirur gabimisht dy porcione.
Elisabeth & Jean Paul Champseix, Bulevardi Stalin nr. 57