Njerzit ne te pamunduren e tyre gjeten rrugen per te qendruar ne nje horizont te ndaluar per pak caste . Ndersa ti ne nje horizont te krejtesisht te hapur, gjete te pamunduren per tu larguar.
Te qenurit i lire dhe te kufizosh lirine tende. Cfare burgu je valle?
Ti vjen dhe dhe iken. Eja, te pres te vish e te me maresh ne qytetin e humbur aty ku me le.Strukur imtazi degeve te pemes se lagesht. Aty ku drita deperton fare pak, ku shiu bie furijshem. Te pres te me maresh ne endrren tende te prere ku zyrtaret e realiteti shthurin klishene e ndjenjave te tua. Aty ku njerzit nuk depertojne, ku drita mer nje ngjyrim krejtesisht te vaket. Me nje pende ne dore ti projekton realitetin tend. Qendron ne mes te stuhise duke pritur nje strehe. Era furishme lekund themelet e tua , shiu i etur shplan ngjyrat e bukura te qetesise. Dhe mbas cdo stuhie bie e krijon dicka te re. Vete nje panorame presj argjendi... si panorame shkelqimtare. Mer nje ngjyre pjepri dhe arome te embel mjalti dhe shege. Nuk e di ku i gjene gjithe keto ekstaza, kaq aromatike e kaq vdekjeprurese. E te flas per dashurine tende... duhet te jete e embel... nje ngjyre jargavani. Arome ekstaze te shfrenuar , arome perjetesie. Nuk e provova. Provova vdekje te pjesshme fizike. Provova nje arome te thelle. Me afrove qenien, me pe ne sy dhe pamenduar me more nje puthje. Nuk te premtova qe do ta ktheja, por une e bera. Cfare ekstaze mendafshte ne buzet e mia. Bie e me mbeshtjell.
Kur te puth ty eshte sikur trupi im nuk ndjen me jetese por shpirti im lulezon. Te puth aq forte sikur nuk do te te shikoj me kurre. Te puth me gjithe epshin tim, me gjithe qenien time. Bie ne gjume sekondar. Cfare endrre je ti valle?
Nje figure e rend e cila qendron ne krahet e mi. Te te puth ty eshte njesoj sikur te jetosh. E veshtire sepse e di qe do te largohesh , por e nevojshme sepse e di qe me ben te dashuroj. Dua te te puth cdo sekond te jetes time. Dua te te ndjej dhe brenda meje. Dua te mos vdes, dua te mos ikesh.