
No title available

@theartofmadeline
Acquired Stardust

oozey mess
No title available
he wasn't even looking at me and he found me
Not today Justin

blake kathryn

JVL

titsay
taylor price
Claire Keane

★

izzy's playlists!
sheepfilms

⁂

祝日 / Permanent Vacation

roma★
Show & Tell
AnasAbdin

seen from Australia

seen from Australia

seen from Malaysia

seen from United States
seen from United States
seen from Croatia

seen from United Kingdom

seen from Australia
seen from United States
seen from Netherlands

seen from Indonesia

seen from T1
seen from United States
seen from Romania

seen from Indonesia
seen from Canada

seen from South Korea

seen from Singapore
seen from United States
seen from United States
@gatesorja
KËRPUDHA TË MBUSHURA ME SPINAQ
Kërpudhat duhet te jenë më të mëdha. Mirëpo nëse janë të trasha, atëherë duhet t’i presim në shtresa të holla.
Spinaq
Djathë të grirë
Gjizë
Mish të thatë të prerë hollë
Miell
Vezë
Vaj (për fërgesë)
Kripë Piper të zi
3 vezë të ziera (përdorim vetëm të verdhat e vezëve)
Fara susami (farat e susami i pjekim pak sa ta marrin një ngjyrë kafe të çelët)
Erëza sipas dëshirës
Përgatitja
Së pari kërpudhat i vendosim në një tepsi i spërkasim pak me vaj ulliri, kripë dhe piper të zi. I vendosim ne furrën e paranxehur 200 C derisa të zbuten pak ( 10 -15 min.) apo mund t’i fërgojmë. Pasi të jetë kryer kjo pjesë, i lëmë të ftohen pak, në anën tjetër fillojmë të përgatisim mbushjen.
Spinaqi lahet dhe grihet hollë, pastaj e fërgojmë me pak vaj, për rreth 3-4 min. Më pas shtojmë gjizën, kripën, dhe piperin. Këtë masë të përzier e fërgojmë edhe 3-4 min. Mbasi të jetë përgatitur mbushja, fillojmë përgatitjen e mbushjes së kërpudhave.
Për një person renditen tre kërpudha. Fillim vendoset kërpudha mbi të vendosim mbushjen, ndërsa mbi mbushje vendosim një copë shumë të hollë të mishit të thatë. Pastaj prapë shtrojmë kërpudha, mbushje, mish dhe djathë të grirë dhe si mbyllje në fund kërpudha. Në fund i përmiellim nga të gjitha anët dhe më pas i zhytim në vezët e rrahura mirë. Në fund fërgojmë vetëm disa minuta duke i kthyer përmbys kohë mbas kohe për t’u pjekur veza nga të gjitha anët.
Zbukurimi
Marrim të verdhat e vezëve të ziera, i përziejmë mirë e mirë me djathë të bardhë të shkrirë dhe mbi kërpudhë bëjmë zbukurimin (shih foto 1). Mund ta zbukurojmë edhe me fara susami (shih foto 2).
Tërshërë me rrepë të kuqe dhe spinaq
Shujtë për dy vetë
Tërshërë
Spinaq
Rrepë e kuqe (Mjafton nje koke e vogel rrepe)
Gjizë e freskët
Dy vezë të ziera (marrim vetëm të verdhat e vezëve dhe i përziejmë me kos të kulluar apo djathë të butë)
Kos i kulluar apo djathë i butë
Pak kripë (marrim me majën e lugës së vogël, apo, nuk i shtojmë fare)
Përgatitja:
Së pari përgatitim tërshërën me rrepë të kuqe 50 gr tërshërë 100 mil ujë (nga kjo marrim dy pjesë lëng rrepë të kuqe dhe dy pjesë ujë të ftohtë)
Ujin dhe lëngun e rrepës së kuqe bashkë më tërshërën dhe kripën i lëmë të ziejnë në temperaturë të ulët derisa të trashet masa, kjo përafërsisht zihet për 10 min. Kështu, në mënyrë të njëjtë, veprojmë edhe më pjesën tjetër të tërshërës me lëng spinaqi.
Përgatitja e pjesës së fundit të zbukurimit, e cila i jep një shije edhe më të mirë.
Ziejmë mirë vezët, nga kjo marrim vetëm të verdhat e vezëve dhe i rrahim me dy lugë gjelle kos të kulluar apo me djathë të butë.
Mënyra e të servuarit:
Në një pjatë të thellë, (shih foton 1), nëse nuk keni kallëpe të posaçme unazore (shih foton 2). Së pari vendosim tërshërën e zier me lëngun e rrepës së kuqe, e lëmë për disa minuta të ftohet, pastaj shtojmë një shtresë te gjizës Mbi të vendosim tërshërën e zier me lëngun e spinaqit. Pasi të kryhet shtresimi I dy brumërave dhe gjizës e lëmë në pjatë apo në kallëp vetëm për disa minuta sa të ftohet, dhe pastaj e heqim nga kallëpi unazor (apo pjatëza), e përmbysim pjatëzën në një pjatë të rrafshët dhe në fund fare e zbukurojmë më të verdhat e vezëve dhe djathin e butë. Mbi të, sipas dëshirës, mund të qesim far. Unë zakonisht përdor fara të bluara të lirit (flaxseed) pasi që është shumë e shëndetshme (përmban Omega-3).
Në gjë është me rëndësi të theksohet: sapo të ziejmë njërën pjesë, qoftë më lëngun e rrepës së kuqe apo të spinaqit, menjëherë e vendosim në pjatëz apo në kallëpin në të cilën do t'i japim formë. Pasi të shtojmë edhe gjizën, atëherë fillojmë përgatitjen e pjesës tjetër me lëngun e spinaqit, sepse në qoftë se nuk e vendosim në kallëp, sapo të përfundojë zierja (sa është e nxehtë) dhe presim tjetra që të zihet, atëherë kjo pjesë e parë fillon e formon një cipë e cila na vështirëson dhënien e formës së duhur apo shtrirjen në kallëp.
Tërshërore me fruta te freskëta dhe të thata
PUDING TËRSHËRE ME FRUTA E KANELLË
6 lugë gjelle tërshërë
Një gotë e gjysëm ujë të ftohtë
Një lugë gjelle mjaltë (Simbas shijes mund t'i shtohet më shumë mjaltë)
Dy molla të grira me erende
Një lugë e vogël me kanellë
Arra
Përgatitja
Ujin dhe tërshërën e lëmë të zihen. Sa të fillojë lëngu të trashet e marrim dhe e kullojmë lëngun (ndërsa pjesën tjetër të dendur nuk e hedhim por mund ta përdorim për një vakt mëngjesi apo darke mirëpo kësaj mase të dendur duhet t’i shtojmë edhe pak ujë që të bëhet më e lëngshme. Mund ta shoqërojmë me fruta apo edhe perime).
Në një enë tjetër lëmë mollat, kanellën dhe mjaltin të zihen. Vazhdimisht i përziejmë derisa mollat të fillojnë të zbuten. Shtojmë lëngun e kulluar të tërshërës dhe ashtu, në temperaturë të ulët, e përziejmë për disa minuta. Mbasi të jetë fituar një përbërje e trashë e zbrazim në pjata të vogla dhe sipër qesim kanellë dhe arra. Kjo masë përgatitet për dy persona.
Tërshërë me presh dhe me rrepë të kuqe
TAVË KOSI ME BROKOLI
400 gr gjoks pule
200 gr kërpudha
200 gr spinaq
2 thelpinj hudhra
4 vezë
4 lugë kos
4 lugë gjizë
2 gota uji lëng mishi (ose ujë)
Brokoli
Kopër
Kripë
Vaj ulliri (gjalpë)
Së pari fërgojmë mishin, të prerë paraprakisht në thela katrore të vogla (shih foton 1). E fërgojmë për 10 min. e pastaj shtojmë kërpudhat, (shih foton 2). I fërgojmë edhe 5-6 minuta dhe mbas kësaj shtojmë edhe spinaqin e grirë (shih foton 3).I fërgojmë vetëm 2 min. to fërgesa i qesim në tepsi,(shih foton 4). Fillojmë e përgatisim pjesën tjetër të lëngshme që do ta përziejmë me fërgesën të cilën e kemi shtruar në tepsi. Fërgojmë një lugë miell me hudhra dhe dy lugë vaj për dy apo tre minuta. Pastaj kësaj I shtojmë dy gota të lëngut të mishit. Në një enë tjetër thyejmë 4 vezë, 4 lugë gjizë dhe katër lugë kos dhe kripë. I rrahim derisa masa te përzihet mirë. Këtë përzierje e bashkojmë me qullin e përgatitur (miell të fërguar dhe lëng mishi). Pastaj tërë këtë masë e shtrojmë mbi mishin e fërguar, kërpudhat dhe spinaqin, (shih foton 4). Në fund fare, vendosim brokolin dhe koprën (shih foton 5) dhe e spërkasim me pak vaj ulliri. E pjekim në furrë në 200 gradë Celsius për 25 minuta apo derisa gjella të mpikset.