1774 like ne foto. Asnje ndjekes ne jete.
seen from Germany

seen from China
seen from Türkiye

seen from United States

seen from United Kingdom

seen from Italy
seen from United States

seen from Sweden

seen from United States
seen from Türkiye

seen from Israel

seen from United Kingdom
seen from Türkiye

seen from United States

seen from Canada

seen from United States

seen from United States

seen from Italy

seen from Italy
seen from China
1774 like ne foto. Asnje ndjekes ne jete.
"...sidoqoftë ekzistonte një tunel,në skishte tjetër,i errët dhe vetmitar,tuneli im."
♥
Ka vite qe nuk shkoj te panairi librit. Kete here do shkoj me patjeter. Duhet te ble ate librin e Ermal Mamaqit qe te filloj te besoj te vetja.
Njerezit jane xheloze. Edhe ai me te cilin ti ke kaluar gjithe diten.
Tani.
Tani nuk dua asgjë. Asgjë. As dashuri nuk dua! Dua vetëm muzikë.
Nuk kam frikë të vdes...
Nuk kam frikë të vdes. Kam frikë se po të vdes do të më varrosin në vendin e gabuar. Mjaft po vuaj këtu. Një i huaj mes të huajve. Më tmerron ideja që do të më groposin në një varrezë ku do të jem përsëri i huaj. Une dua të rri me njerëzit e mi. Me të vdekurit e mi. Të bej muhabet me ta hapur. Të dëgjoj muzikën e tyre. Muzikën time. Të dashuroj të vdekurat e varrezës time.
Nuk dua të vuaj përsëri vetminë që vjen nga të mos marrit vesh. Sikur të më groposin në një varrezë ku nuk përkas, është njesoj sikur të më dërgojnë në ferr. Ndaj kam frikë .
Faqet i janë djegur nga lotët. Sytë i kullojnë dhimbje. Dhimbje që ia shton deshirën për të jetuar. Që të vuajë.
Kundër botës. Shpirt I mirë. I fortë. I gjallë. Që zgjedhë të vuajë. Të mos e bëj të keqen. Të mos njolloset.
Kjo ftyrë e zhuritur gruaje ma rrëmben zemrën.
...
Dje vdiqa.
Krevati po më ngushtohej. Nga të dy krahët. Kokën e ndieja shumë të rendë. Si një gjyle topi. Mezi po mbushesha me ajër. Shpina ndjeu vrazhdësinë e dyshekut, a thua sikur isha nën zhavorr.
Shtrëngimi u bë i padurueshëm. Akoma më e padurueshme u bë era. Mbytëse si e një varri. Nuk kam qënë ndonjëherë i varrosur, por ajo ishte erë varri.
E ndjeva që kisha vdekur. Kjo ishte era e kufomës time. Nuk qe erë e ligë , por qe mbytëse. Kjo e bente atë më të padurueshme. Edhe se gjithfarë aromash të këqija.
E tërhoqa kufomën zvarre. E ngrita në këmbë . E ngjalla.