Shkarkimi i Metës/ Opozita e re bashkon votat me Ramën, ja ç’do ndodhë në vijim Kuvendi i Shqipërisë ka votuar rezolutën kundër Presidentit të Republikës Ilir Meta. Pas 5 orëve mocion debati në Kuvend, 100 deputetë votuan pro rezolutës së Partisë Socialiste ku radhiteshin argumentet pse dekreti i kreut të shtetit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit ishte antikushtetues. Ndërkohë që në mbyllje, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi njoftoi se seanca e radhës do të mbahet ditën e hënën në orën 10:00
















