Por siç ka ndodhur gjithmone në histori, sa herë jemi larguar nga Evropa, ketu kanë fituar otomanët, komunistët, të fortët dhe të paligjshmit. Nëse Evropa është një kopësht zoologjik më rregulla, ne jemi një xhungël e lirë. Ketu kafshët e egra nuk mendojnë se janë të barabarta më kafshët e buta. Në këtë fazë kemi hyre prej disa vitesh dhe veshtirë të dalim shpejt. Kjo është koha e artë për të jetuar në xhungel. Liria e atyshme ka shije, hapesirë dhe fitim. Xhunglen e rregullon natyra, kopshtin zoologjik e kufizon njeriu.
Ben Blushi, Europa dhe Shqipëria pas Brexit












