Nga Edison Ypi – Më bëj mik. Po s’më bëre mik, ajri nuk më thithet, uji nuk më pihet, buka nuk më hahet, gjumi nuk më flihet, ëndrra s’më fanepset Friend request Më bëj mik. Po s'më bëre mik, ajri nuk më thithet, uji nuk më pihet, buka nuk më hahet, gjumi nuk më flihet, ëndrra s'më fanepset, djersët nuk më dalin, qurrat nuk më bien, kolla s’më ngacmon, teshtima nuk më vjen, mishi s'më rrënqethet, piruni nuk më ngulet, çiçi nuk më bëhet, qumshti nuk më derdhet, jeta nuk më duhet.
















