Tema globale e CreativeMornings për muajin mars është FOLKLORE, rreth së cilës do të flitet në 224 qytetet në botë, që aplikojnë këtë projekt prej vitit 2008. Në Tiranë kemi ftuar artisten dhe pedagogen Anila Zajmi-Katanolli, e cila do të ndajë me ne eksperiencën e saj kreative rreth kësaj teme. “Folklori është tërësia e kulturës popullore, traditat, doket e zakonet, këngët, ninullat, përrallat, tregimet e moçme, legjendat, veshjet, etj. Folklori është burim frymëzimi, mundësi shprehjeje e natyrshme dhe pikë referimi për shumë artistë, në të gjitha fushat. Për mua personalisht folku dhe etno janë mundësi për të njohur vetveten, rrënjët tona, kulturën dhe trashëgiminë e të parëve, tharrmin, esencialen e kulturës popullore, të një zone, popullsie apo asaj mbarënjerëzore, duke krijuar të ardhmen. Në krijimtarinë time etno është boshti kryesor rreth të cilit zhvillohet në disa dimensione, krijuese, interpretuese, studimore, etj. Kjo gjë nuk është qëllim në vetvete, por si një rrjedhim natyral i zgjimit të ADN-së, në forma të ndryshme artistike.” @anila_zajmi_katanolli @ministriakultures @corner_comedy_club @amproduction_official @creativemornings #cmfolklore #creativemornings (at Corner Comedy Club) https://www.instagram.com/p/CbZqeA5trNb/?utm_medium=tumblr