Falkao mohon kalimin tek Manchester United
Sulmuesi i Atletiko Madridit, Radamel Falkao, i ka hedhur poshtë spekulimet e medieve, sipas të cilave drejtuesit e Mançester United kanë qëndruar në Spanjë dhe kanë filluar bisedimet për të finalizuar transferimin e sulmuesit kolumbian. Sipas raportimeve të medieve thuhej se krahas parave, Aleks Fergusoni, për finalizimin e transferimit të Falkaos do ta përfshinte edhe meksikanin, Çiçarito. “Javët e kaluara jam munduar të izolohem dhe të mos mendoj mbi spekulimet për të ardhmen time. Nuk e di nga vijnë ato informacione që do të kaloj në Mançester Junajted, por mendoj se ato janë thjesht spekulime të medias. Jam plotësisht i përkushtuar ndaj Atletikos dhe nuk lejoj që spekulimet të ndikojnë në lojën time”, ka thënë Falkao. http://j.mp/11gMcRU - (LajmiFundit.al)











