Dr. Namik Kasimati, nipi i Sabihasë, kujton: “Sabihaja si ihtiologe përfundoi në vitin 1948 një studim shkencor mbi peshqit në ujërat shqiptare. E entuziazmuar, shkoi në Durrës dhe i tha shoqes së saj, Durie Hulusi: ‘Jam e gëzuar që mbarova një studim mbi peshqit që do t’i shërbejë jo vetëm Shqipërisë, por edhe shteteve të tjerë që janë në kufi me Shqipërinë’”. Dr. Sabiha Kasimati ishte emëruar shefe e sektorit të zoologjisë, por u mor vetëm me ihtologji. Atë fushë e kishte hulumtuar që nga koha e studimeve universitare, ndaj kur u kthye, hulumtoi, gjurmoi e studioi gjithë faunën ihtiologjike detare dhe liqenore të ujërave shqiptare dhe përfundoi monografinë “Peshqit e Shqipërisë”. Sabihaja ishte një intelektuale e kompletuar, që kishte studiuar në Perëndim, një filozofe dhe biologe që e njihte mirë thelbin dhe shfaqjen e panatyrshme e çnjerëzore të sistemit totalitar komunist, i cili po vendosej në Shqipëri
Uran Butka, Sabiha Kasimati në zyrën e Enverit: Po vret intelektualët, me kë do e bësh Shqipërinë? Takimi me diktatorin që e çoi në ekzekutim










