seen from United States

seen from Germany
seen from China

seen from Australia
seen from China

seen from Russia
seen from United States

seen from Singapore

seen from United States
seen from United States
seen from South Korea

seen from United Kingdom

seen from Malaysia

seen from Malaysia
seen from Czechia
seen from Australia
seen from Sweden

seen from United States
seen from China

seen from Australia
Ngjalat e ngrëna nga Meta e Rama i bënë bashkë ata për një mandat qeverisës. Por vetëm kaq. Ato mbetën një kujtim i largët pas pak vitesh ndarjeje pushteti. Vendin e tyre e zunë gjarpërinjtë.
Bujar M. Hoxha, E tmerrshmja e krizës aktuale politike është e nesërmja, jo e sotmja
Ushunjëza & ngjala
Në ditët e para në kampin e Vloçishtit, më tronditi sjellja harbute e komandantit të burgut [...].Nënoficerët e veshur me çizme të gjata, hynë në kanal, i zhveshën dy të burgosurit thuajse lakuriq, vetëm me të mbathura, u lidhën duart pas dhe i futën në ujë deri në fyt. I lanë atje për tre orë, deri në pesë, kur u la puna. Kur i urdhëruan të dilnin jashtë ujit, u llahtarisa nga trupi i tyre i mbushur me ushunjëza të tej fryra me gjak, që ngjanin si kokrra fiku të zinj. [...]
Mirëpo, të gjitha këto ishin masa të përditshme, e në çdo rast mbetej vdekja, që në atë kamp mizor merrte trajta nga më të çuditshmet. Jo vetëm sëmundjesh, punësh të rëndë, pleqërie, trajtimi çnjerëzor, por mbi të gjitha, “trajta” plumbash. Po, po! Kurrë nuk do ta harroj atë ditë tmerri.
Pranë skarpatit të madh të kanalit qendror, befas, ndodhi diçka e çuditshme. Një depozitë mijëravjeçare uji nëntokësor shpërtheu! Uji ishte i kthjellët dhe bënte kontrast me ujin e kanalit, i cili, ishte i turbullt nga puna. Të burgosurit, të stepur nga fenomeni natyror, u gëzuan si fëmijë kur panë, se në qerthullin e burimit të madh filluan të dalin në sipërfaqe mijëra ngjala! Në pak sekonda u mbush kanali! Të burgosurit të lodhur e të uritur, u sulën kush e kush të kapte më shumë. Një lloj çapkënllëku e kapi gjithë turmën. Lanë veglat e punës e u sulën të gjithë të zinin ngjala. Së largu të krijohej përshtypja e një pështjellimi revolte. Këtu morën shkas oficerët e punës të bërtisnin për t’iu kthyer punës. Kur një pjesë nuk po ua varte, urdhëruan të shtihej mbi njerëzit me mitraloz.
[...]
Thellësia e ujit dhe kamxhiku i diktaturës, na detyronin të zhvishemi vetëm me të mbathura, ndërsa ushunjëzat që ishin me shumicë, na thithnin edhe atë pikë gjaku që kishim. Dikush na mësoi sekretin si t’i largonim… Mbanim me vete një copë sapun rrobash dhe sa e preknim me të, ajo binte në ujë.
Mos i prekni ushunjëzat se, ato janë duke pirë gjakun që i keni pirë popullit, – dëgjohej zëri i policit, shoqëruar me goditjen kokës me bishtin e lopatës që mbante në dorë!
Kurt Kola
Pjesë nga libri “Në Shqipërinë burg”
Organet elektrike tek peshqit e ujrave të turbullta Të dhënat e elektrofiziologjisë kanë treguar se impulsi nervor në vetvete s’është gjë tjetër veçse një valë elektrike.
Ngjalat shtegëtojnë anë e mbanë botës e vdesin aty ku kanë lindur Të gjitha llojet e peshqve nuk qëndrojnë gjatë gjithë jetës së vet në atë vend ku lindin, sepse ka edhe nga ata që shtegëtojnë.
Dokumenti që e vërteton këtë fakt tërthorazi është “Gjenealogjia e Muzakajve”, ndoshta vepra më e rëndësishme dokumentare e Shqipërisë mesjetare. Megjithëse e shkruar në vitin 1510, nga Gjon Muzaka, i emigruar në Itali mbas pushtimit turk të Shqipërisë, ai duke folur për parardhësin e tij, princin Andrea Muzaka, që arriti titullin e lartë Sebastokrator në vitin 1280-1281, duke përmenduar pronat që zotëronte ky princ shkruan: “Gjithashtu zotëroi dhe sundoi qytetin e Korçës deri në fshatin e quajtur Savojan, ku përfshihet edhe vendbanimi Viola, në të cilin mund të zihen peshq të mëdhenj e ngjala gjigande” dhe më poshtë vazhdon, “Ty, Don Andriani…po të le edhe vendet e Devollit të madh me qytetin e Korçës dhe katundin Sovjan”, (shih “Nga Paleologët tek Muzakajt”, fq.428 – 444).
Vladimir Dino, Historia e Korçës 520-vjeçare