Shpesh herë haberetë mê fantastikë dalin si hardhjeshkatë nga vrimat e shpellavet: Kështû, për shëmbllë, në kufi të Lumës, ne Bahtiar Doda, në vënt të lajmit të zi që Shqiet shkelë tokën e stërgjyshvet t’ anë, vete e reja gazmore e të hipurit prapë në tron t’ Abdyl Hamidit! Kjo përallë pritetë me gëzim, shkakton zbrazje pushke dhe therje mishi, një të vërtetë festë, aqë akoma kujtimi i Zhon Tyrqvet, i shkretimeve të tyre, i djegje shtëpish dhe rahje njerzish ësht’ i freskët në memorie të këtyre malsorëve, aqë ay emrë i urrejturë e bën të dashur dhe të respektuarë kujtimin e Abdyl Hamidit.
Lumo Skëndo, Çfarë ndodhte në ditët e fundit të sundimit turk në Shqipëri











