Kanga per kurbet: Premtimi - Gurbeti (Official Video)

seen from Germany
seen from United States

seen from Türkiye
seen from Canada

seen from Malaysia

seen from United States

seen from United States

seen from Russia

seen from Australia

seen from Türkiye

seen from United Kingdom

seen from Germany

seen from United Kingdom
seen from United States
seen from China

seen from United States

seen from United Kingdom
seen from Singapore
seen from Sweden

seen from France
Kanga per kurbet: Premtimi - Gurbeti (Official Video)
Kenga e bukur Premtimi - Gurbeti (Official Video)
Kenga nga Premtimi - Gurbeti
Kurbeti për një fëmijë
Ka shumë vite që kur jam larguar nga Shqipëria. E mbaj mend që kur prindërit vendosën te largohemi nga Shqipëria, un nuk doja. Por si çdo prind tjetër në momente të tilla thoshte që 'për ju fëmijë po mundohemi' - kjo frazë dhe sot më bën të ndihem keq - s'mund ta imagjinoni si po më rreh zemra - pasi nuk e kuptoj se si qenka për të mirë tonë që te shpërngulemi nga çdo gjë që njohim dhe që duam.
Arsyeja që un nuk doja ta lija Shqipërinë ishin shokët. Shokët e lagjes. Dhe pse shoqëria e tyre ishte me pak lëkundje - sikur pleqtë dhe dhimbjet e tyre sezonale. Pasi në atë kohë lagjja kishte një lider me emërtimin 'koço' dhe nëse kishe bërë fjalë me Koçon, të gjithë fëmijët e pallatit nuk të flisnin me gojë, përveç atyre që kishin bërë fjale me Koçon. Besoj se nuk po them ndo një gjë që ju nuk e dinit pak a shumë.
Por në momentin që prindërit vendosën të largoheshim nga Shqipëria isha pothuaj se në mesin e klasës së dytë fillore. Dhe në shkollë kisha dy shokë për te cilët mund të them që ishin shokët me te mirë. Dhe për ato të dy me ka marrë madhi shumë.
Kur erdhëm në Angli mendjen e kisha në Shqipëri. Mendoja nëse pyeste njeri për mua, nëse të gjithë e dinin se ku jam.
Për rreth 3 vite kam ëndërruar për shokët dhe shoqet në Shqipëri. Më besoni që ëndrrat e natës me mbanin në ajër gjatë ditës. Dhe ka pasur shumë raste kur mbyllja sytë dhe u mundohesha të ri-imagjinoja ëndrrat - si kur Gjinoja: "Këtë bëj gjithë ditën unë".
Pas 3 vitesh ne Angli ëndrrat filluan të veniteshin, dhe unë isha shumë më i qetë ne vetvete dhe në ato moment fillova te jetoja jetë pa u bazuar në ëndrrat e natës dhe në të kaluarën. Të them të drejtën ato ishin 3 vitet më të vështira të jetës time. Dhe për veç lapsit, letrës dhe ëndrrave s'kisha me kë të flisja (rreth këtyre ndjesive). Shpresoj që as një njeri nuk do ketë shkas të futet ne ato tunele të errëta pasi me të vërtetë janë momente trishtuese.
Sonte pa pritur pash për herë të parë ne skype shoqen më të ngushtë që kisha ne shkollë. Kur e pash u shtanga, nuk dija ç'farë të thosha, bilës nga befasia veprova (pa dashje) sikur nuk e njoha (për momentin). Por me gjithë se të gjithë shokët i imagjinoj si të vegjël, e njoha me të parën këtë vajzë që tani më kishte tiparet e një femre (shumë të bukur sigurisht).
Ngela pak sa i trishtuar dhe nostalgjik. Me të vërtet që nuk është as pak pozitive kur te ndërpritet fëmijëria. Sidomos në atë mënyre që ne shqiptarët pak a shumë e kemi përjetuar. Është e trishtueshme kur shpërngulesh në një vend të pa njohur dhe nuk ke mundësi që te qëndrosh në kontakt më njerëzit me të cilët je rritur, që pak a shumë janë më të rëndësishëm se sa fisi i afërm. Pasi në shumicën e rasteve dashuria ndaj te afërmve formohet nga obligimi, ndërsa dashuria ndaj shoqërisë formohet jashtë ç'do obligimi - si rezultat është shumë e pastër.