Lutje
Të lutem, o perëndi, për një simfoni me tinguj t'argjantë e akorde t'artë. Të lutem, o perëndi, për një simfoni - plot dashuni të nxehtë si tu vasha gjitë kur vlojnë ndijesitë. Të lutem, o perëndi për një simfoni të dëfrej në lumni t'u u përkundë n'ani të bukur t'andrrimeve të kaitër, ku të fantazmeve buzët më tërheqin zjarrtë e më digjen syt e flaktë. Të lutem, o perëndi, për një simfoni - e kurr, e kurr ma mos të zgjohemi. Migjeni













