🥇👐🇦🇱FALENDEROJMË TË GJITHË SIPËRMARRËSIT PRIVAT DHE BASHKËKOMBASIT TANË QË MBËSHTETËN NISMËN “NDAJ KAFSHATËN” PËR FESTAT E FUNDVITIT 2018.👐🇦🇱🥇 #Agna Grup #Miell Diamond #Ardeno #Stela, #MiellTirana, #MarlotekstilCo, #Kastrati etj. 👐🇦🇱Solidariteti i nismës “Ndaj Kafshatën” bëri të mundur të gëzohen qindra familje në nevojë në pragun e festave të fundvitit 2018👐🇦🇱 Thirjes së profesorit të nderuar Sazan Guri për të mbështetur nismën “Ndaj Kafshatën” iu bashkua gjithashtu për herë të parë organizata ALVA – Albanian Values – Vlerat Shqiptare me dëshirën e mirë për të qenë më pranë bashkëkombasve, dhe familjeve në nevojë në festat e fundvitit duke dhënë kontributin sado modest në këtë nismë tepër të çmuar, vlera e të cilës rritet vit pas viti. Për më tej profesor Sazani ju sqaronte në çdo qytet apo fshat familjarëve dhe kryefamiljarëve “ne jemi pranë jush në këtë prag fundviti për të ndarë me ju gëzimin dhe idenë se ju nuk jeni vetëm dhe as të harruar, sepse shqiptari s’e harron shqiptarin.” Populli asnjëherë nuk harron të mirën që ti i bën, kur kjo ndihmë është e sinqertë vlera rritet edhe më shumë. Kontributi i vyer i kësaj nisme ndër vite iu ka shërbyer shumë krahinave të ndryshme në Shqipëri, kryesisht fokus kanë qenë familjet në nevojë në zonat periferike në Tiranë, Skrapar, Fushë-Krujë, Kukës, Has etj. ku janë ndihmuar me qindra familje në nevojë. Profesor Guri shprehet sërisht: Një grup nga ne qytetarët e përpjekur Aulon Kalaja, Manjola Perja, etj., me motivin e lënë nga këngëtari i madh Frederik Ndoci realizuam për të tetin vit rradhazi ritin “Ndajmë Kafshatën”. Deshëm dhe mundëm të ofronim ca sekonda solidaritet për njerëzit, jo pak, por për 200 persona me pamundësi ekonomike në zonën e Pukës (Luf, Pukë, Rrapëz, Fushë Arrëz, Kryezi, Blinisht e Gjegjan)dhe për 100 persona në zonat Elbasan, Tiranë e Fushë Krujë. 👐🇦🇱UNË I VLERËSOJ HUMANISTËT SHQIPTARË 👐🇦🇱 #alvaalbanianvaluesvleratshqiptare #sazanguri #frederikndoci #aulonkalaja #ndajkafshaten #nismandajkafshaten #manjolaperja #humanizmishqiptar #mirenjohjebamiresveshqiptare https://www.instagram.com/p/Bs01OJsnDI2/?utm_source=ig_tumblr_share&igshid=v1hqf0tuia8i