Do të stërpërpëlitesha shumë për t’u treguar e qetë dhe e rehatuar. Por jo. Nuk mundem ta bëj këtë gjë.Më erdhi edhe mua rradha për t'u qarë e për të qenë e shthurur me fjalët (jo se do të jem me të vërtetë, se po përpiqem të bëj shaka, po përpiqem shumë për të bërë shaka, shumë). Dhe kur të vjen kjo rradhë ke shansin të zbrasësh thesin dhe të bësh të vuajturën, paçka se s'jam krejt e vujtun. Fundja kjo qoshe e rrëfimeve të “inateve” dhe “shqetësimeve” e “ankesave” medekmek që dikush të na kuptojë dhe ndoshta mund të qeshë. Nejse. Unë marr përsipër të redaktoj dhe të rregulloj shkrimet të cilat do të postohen në zanafillën e ditës së premte. Unë me pak fjalë u bëj make-up-in fjalëve, i pudros, ua lyej qepallat e syve, i bëj të duken pak më mirë ngase janë. Gjasme. Por ama më dhemb shpirti, jam bërë si estetiste apo parukiere maniake. Kur shoh 'e' që nuk janë 'ë', kur shoh atë presjen që noton kot së koti nëpër hapësira, kur shoh presje përpara lidhëzës “dhe” që rradhëllerë vendosen aty, por shumë shumë rrallë e pavarësisht kësaj gjëje, presja vendoset para kësaj lidhëze shtuese dhe mua ma këput shpirtin. Kryeradhë të cilat mungojnë dhe janë palitur më tërë tekstin. Fjalë të gjymtyara, të rrahura, të shkëputura. Po amani more, shkruajini fjalët e plota! Drama tjetër e imja është kur shoh fjali gjysmë shqip gjysmë anglisht dhe që lëmshoset në atë farë feje sa mendoj që po lexoj një tjetër gjuhë. Shenja të pikësimit që masakrohen sikurse hebrenjtë në kohën e xha Hitlerit. Dhe ndonjëherë fjalitë, ndërtimi i tyre, më shpërthen mendja. Është sikur një hamburger të ketë në mes bukën dhe ta kapësh prej qoftesh me duar për ta ngrënë. E imagjinoni vet besoj. Por kjo gjë kalon shpejt. Kalon shpejt kur mendoj që s'jam unë me e mirë se kolegët e mi. Edhe unë jam njësoj si ta. Kalon shumë shpejt poashtu, sepse është një pjesë që e bëj me shumë qejf. Pavarësisht se më duhej të shfryhesha. Kulmi I kulmeve qëndron këtu kur unë gjej gabime tek shkrimet e mia dhe vendos të mos e dua më veten në jetë të jetëve.
Doja të shkruaja edhe për heshtjen që kaplon të tërë pasi ne shfaqim xhevahiret tanë. Dua të them: Ku është entuziazmi? Ku janë bisedat? Jeni në gjendje të flisni edhe për temat më kokëçarëse dhe nuk na shkruani e komentoni. Me ju e kam me ju të HPFA-së!
Paçka se kohët e fundit kam filluar t’i dua shumë alt0199 dhe alt135, por pa lënë mënjanë dhe alt137 apo të madhin dhe të madhërishmin alt0203, e paçka se nervat më rrudhen ngaherë nga pritjet dhe rregullimet në moment të fundit është një nga gjërat që kohët e fundit dua të bëj më shumë, ju të paktën, na shkruani, na komentoni, na zhbironi, na bëni lanet nëse keni dëshirë, na promovoni, na shpërndani!
Kur u sugjeroj miqve të mi, të lexojnë gazetën tonë ata më thonë që s’kanë kohë dhe nuk u intereson, ju kam lënë, e dini vetë kë ju kam lënë dhe mendoj që herët a vonë do vini e do më thoni sa mirë e bukur është. Dhe për ata që mendojnë se HP është harxhesë kohe apo është një gjë që nuk ia vlen të lexohet apo të lexohen gjëra përreth saj, bëni transplant truri sepse vërtetë ju duhet. Kjo ishte shfryrja ime, kam akoma për të thënë, por po e lë më kaq. Me shpresën se kolegët e ardhshëm do të jenë edhe më të inatosur se unë, ju uroj ditë të mira dhe magjike!