Strategjia e re e sektorit energjetike nga Lorenc Gordani
Strategjia e re e sektorit energjetike
Autori: Dr. Lorenc Gordani Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë
Mbledhja e fundit e Këshillit te Ministrave, me datë 31 Korrik 2018, shikoi nder te tjera miratimin e Strategjisë se re te sektorit energjetike deri ne vitin 2030. Miratim qe vjen ne vijim te një procesi te gjate prej disa vitesh, dhe qe kishte shikuar prezantimin publike nga qeveria me date 26 mars 2018. Sa këtu mbështet ne angazhimet e detyrimet drejt integrimit rajonal, dhe qëndrueshmërinë, udhëhequr nen nismën e Komunitetin te Energjisë, dhe ato ndërkombëtare veçanërisht lidhur me ndryshimet klimatike. Strategjia për Sektorin e Energjisë 2017-2030, vjen pas një periudhe zhvillimesh dinamike për ekonominë ne tërësi dhe sektorin e energjisë ne veçanti. Sektori qe po kalon nën reforma të rëndësishme strukturore mbështetur ne një baze krejt te rinovuar ligjesh, aktesh nënligjore dhe rregullatore. Kështu tashme është hapur rruga për te përcaktuar target-et energjetike të vendit për të bërë të mundur integrimin evropian të infrastrukturës energjetike. Për me tej, vendi është angazhuar në përpunimin dhe miratimin e Planit të Integruar të Energjisë dhe Klimës përgjatë vitit 2018. Hap final i cili do të plotësojë Strategjinë aktuale duke adresuar pesë dimensione te përforcuara dhe të ndërlidhura te strategjisë se Bashkimit të Energjisë të përshtatura sipas kontekstit te Shqipërisë, për të sjellë siguri më të madhe të energjisë, qëndrueshmëri dhe konkurrencë të mëtejshme, etj. Shënim: Mendimet dhe opinionet e këtu me sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi qe situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “[email protected]”. Most Read Publications Most Visit Section Read the full article










