A ban me ardhë me ndejte me ty veç sonte? A din, po sdeshe, jo me ty, po te ti… Shpia jeme ka libra shkollet gjithkahit e po mcmendin, kado që kthej sytë mkujtohet shkolla e fundi saj, e mandej se ca mkrijohet nji lamsh nkry, sytë më errsohen e mend bi. Tjerrma njâtë lamsh. Nuk të kerkoj shprese me m’dhanë, t’kërkoj veç qetsi. M’len pra, t’lutem. Do shtrihem n’shtat, njaty n’kolltuk po deshe, varja qafës, e vec du me ndigju muzike tu të pasë afër, me të pa, e kur t’i mbylli sytë demek se po shijoj kangën, me të ndje. Thumë pra qe spo të kërkoj shumë, thumë që ke frikë me më marrë, se i druhesh vedit se ça mundesh me më ba, njashtu me ndez ma shum, mos ma thuj hic. Po mthuj qe t’ka kap keq me kcy, se ishtu m’kap edhe mu kur kam kangët qe m’ke dhanë ti, edhe pastaj m’thu qe s’ke shpetim, o me kcy o ska gjume sande, o me me marre me me shtengu fort mjet vedit mos me dit a kam shpirt kund o ska qetsi për shpirtin tand po s’ma more temin, po sja lujte fenë i her e mire, do me thanë dy herë e mirë, tre herë e mirë, sa herë mja ke vu flatrat e skam ditë ku kam pasë krytë. I çmen! Ma çil derën sante mir? Veç kyt nât, prapë.















