TIRANE -1926-1927: Malësorët e Dukagjinit prekin vdekjen nga egërsirat dhe të ftohtit. “Armiqtë më të egër të Shqipërisë, shkruan Zef Harapi, nuk do të kishin mundur të bënin më tepër mbi gratë fëmijët dhe civilët e pafajshëm të Dukagjinit. Rrëfimet rrëqethëse të dëshmitarëve të dhunës nisën të publikohen në numrin e kaluar të Shqiptarja.com, sot Prelë Milani shkruan për aktet barbare të hakmarrjes zogiste duke vrarë 17 fëmijë. Aktet barbare të hakmarrjes zogiste Karvane njerëzish të rraskapitur, të lodhur, të dërmuar nga rruga e gjatë, ngarkuar me plaçka e me djepe në shpinë, të uritur, të mjerë e pashpresë po i afroheshin Qafës se Pejës për të kaluar nga Malësia e Madhe në Jugosllavi, por këta të mjerë nuk e patën një fat të tillë. Mercenarë të armatosur nga Kelmendi zunë Qafën e Pejës duke i detyruar dukagjinasit të kthehen prapa në tokën e tyre të shkretuar, ku Hasan bek Bushati, Muharrem Bajraktari e kompani vazhdonin operacionin e pamëshirshëm…. (Nga raporti i konsullit italian dërguar Legatës në Durrës). Penëmprehti Danjel Gjeçaj duke kujtuar me dhimbje të thellë, pasojat që pati shtypja e kësaj kryengritje për vendlindjen e tij ndër të tjera shkruan: “…S’ka gojë që mund të përshkruajë trishtimin, terrorin dhe pështjellimin e përfituem në karvanë , atë botë kur mbi rob e mbi robni, në Gropat e Lqenit, shi në parkun e kufinit, u derdh breshni i plumbave të Nikçit. E pra, Thethi e Shala e patën mik bijash dhe ortakë bjeshke e tbanesh… E idhtë asht pushka e vllaut me vlla ma e idhtë se pushka e armikut. Kur një pushkatar i vaditun ne shej të marrë në malere junane në një tufë dhish të egra atje në Logun e Plisave, në Majën e Zeze të Lekajve, apo ndër qeta të Rrëshellit dhe të shitojë randë sqapin rojtar të tubës kambëshpejtë, dhitë thundërmprehta shpërndahen turrshëm pa ditë kah t’ia mbajnë se prijësi u mbet në qetë; ma të shumtat rrëzohen shkambit se shpëtojnë. Ashtu ndodhi me Dukagjinasit e shkretë. U zmbraps rrëmujshëm karvani, mori ikën gjaja, u turbullue njerëzia. I pari s’priti të mbramin” (Gazeta “Rilindja”) e datës 3 dhjetor 1926 duke pasqyruar këtë ngjarje shkruante: ”Fuqitë operative në Dukagjin po veprojnë rregullisht, me shpejtësi. #albania (at Tirana, Albania)