A keni menduar ndonjëherë se çdokund në botë, në çdo kulturë dhe në çdo shoqëri i kanë disa ditë në vit të cilat i festojnë? Këto pak ditë për të festuar ua kanë caktuar pikërisht këto shoqëri dhe religjione si kompensim për të gjitha vuajtjet, mjerimin dhe skllavërinë që ua kanë shkaktuar gjatë gjithë vitit... Festa e vërtetë do të duhej të buronte nga jeta jote dhe për jetën tënde. Festa e vërtetë nuk mund të caktohet me kalendar, p.sh. më një nëntor ti do të festosh. E çuditshme, gjatë gjithë vitit ti je një i mjerë dhe më një nëntor papritmas zhduket ai mjerim dhe dukesh në vallëzim. Prandaj, ose mjerimi yt është i rrejshëm ose festa e një nëntorit është e rrejshme, të dyjat nuk shkojnë bashkë. Dhe, posa të kalojë një nëntori, ti kthehesh përsëri në vrimën e zezë plotë mjerim dhe ankth. Jeta do të duhej të jetë një festë e vazhdueshme, një festival dritash gjatë gjithë vitit. Vetëm ashtu ti mund të rritesh, ti mund të lulëzosh.
OSHO












