seen from China

seen from United Kingdom
seen from United Kingdom
seen from United States
seen from China
seen from Canada

seen from United States
seen from Italy

seen from United Kingdom
seen from China
seen from Russia

seen from Malaysia
seen from Colombia

seen from United Kingdom
seen from Australia
seen from Lithuania
seen from Malaysia

seen from Japan
seen from Norway
seen from Norway
Që shqiptarët askurrë nuk kanë patur respekt për të vdekurit, nuk është sekret. Mjafton të shkosh në një varrezë shqiposh e të shohësh se si lulëzon tregtia e varreve, sesi i hipin varret sipër njëri-tjetrit, të rrethuar me kangjella një nga një që të mos vidhen, por të parrethuar me mur të gjithë bashkë, sesi kullosin lopët duke bajgosur mermerin e kujtimit të përjetshëm. Mjafton pastaj të kujtojmë se si ju vërsulëm e ç'u bëmë varreve më 67-ën.
Artan Lame, Dy shembuj se pse është e domosdoshme edukata fetare te shqiptarët
(T)ërësia territoriale e një vendi, nuk është çështje opinionesh që i lëshon sot si lopa bajgën dhe nesër harrohesh. Lëshimi i territorit është diçka serioze për të cilin shkon minimalisht në burg. Ose dënohesh nga historia. Shpeshherë, personazhe të çuditshme të opinionit apo politikës shqiptarë janë cilësuar si idiotë ose tradhtarë. Por ndoshta ekzagjerohet. Pasi qenia idiot është çështje mjekësore, ndërsa tradhtare tepër materiale. Qëndrimet e sotme të kujt kritikon veprimet e Tiranës zyrtare, kanë lidhje vetëm me psikologjinë e rajasë. Janë ata që duan të spiunojnë, shajnë, denigrojnë cilin përpiqet t’i japë dinjitet këtij vendi. Janë njerëz që kënaqen të sulmojnë atë që kundërshton beun e tyre. Janë të gatshëm të shfaqin besnikërinë ndaj zotit të tyre edhe pa para. E bëjnë edhe pa ja kërkuar njeri. E bëjnë edhe pa pasur një zot konkret, mjaft të jetë kundër Shqipërisë. Pasi nuk ka si shpjegohet ndryshe që kur Greqia matet të ngulë sondat në Jon dhe Shqipëria kundërshton, këta hidhen përpjetë sikur i ka pickuar gjarpri.
Dritan Hila, As idiotë, as tradhëtarë, por raja
Kushdo do të ish në të njëjtin hall në vend të tij. E të mos ngutet ndokush të thotë se "unë nuk mund të isha në vend të Kol Ballës, pasi unë nuk do bëja gjëra të tilla të turpshme". Bullshit!
Mustafa Nano, Rasti "Balla" dhe skota e frikshme e namusqarëve
(D)uke biseduar në rrugët e Prishtinës me një cigareshitës ambulant rreth të 50-ave, i diplomuar për inxhinieri dhe praktikisht i papunë, ai arsyetonte me pesimizëm mbi problemet e qenësishme të dy vendeve, duke e konsideruar realitetin e politikëbërjes në Shqipëri dhe Kosovë si “një bagël [bajgë] e ndarë përgjysmë”. “Po u bashkum’ do jetë një bagël e plotë”.
Ervin Qafmolla, Një Tokë, Një Popull: Një Iluzion
një firmë e tenderosur për t’i bërë makijazh autostradës kishte lënë si lopa bajgën blloqe betoni, pa sinjalistikë a shenjëzim
D.Hila