Pite këpurdhash (kërpudhash)
500 gr petë të pjekura, (mund të jen të gatshme)
150 gr djathë të grirë (kaçkavall)
Harxhi për spërkatjen e petëve
Këpurdhat i pastrojmë dhe i presim imët dhe i fërgojmë bashkë me qepët.
I fërgojmë derisa të zbuten, pastaj shtojmë edhe spinaqin, të larë dhe të grirë, te cilat i fergojme vetëm për 3-4 min. Në fund shtojmë kripën.
Ndërsa vezët, ujin e gazuar, kosin dhe tri lugët me vaj i rrahim mirë. Kjo është një përzierje me të cilën do të spërkaten petët.
Fillojmë shtruarjen e petëve. Çdo petë e lyejmë më vaj dhe e spërkatim me kosin e përzier me përbërësit e tjerë,
Dy shtresa me këpurdha i shtrojmë dhe në fund gjithë kosin me përbërës e derdhim mbi petë, e lëmë për 10-15 min,
derisa ta ketë thithur gjithë lëngun, pastaj e fusim në furrë për ta pjekur
Së pari paranxehet furra në 220 gradë celsius dhe pitja lihet në këtë temperaturë për 15 min, e mbuluar me letër kuzhine (kitchen foil), pastaj ulet temperatura në 200 gradë lihet edhe për 20min pa letër kuzhine.
gjysmë litre hirrë (e vakët)
një lugë e vogël sodë buke (bikarboni)
Në hirrën e vakët shtojmë vajin e ullirit, vezën dhe kripën ndërsa ne tërshërë shtojmë sodën e bukës dhe dalëngadalë tërshërën e hedhim hirrës derisa te bëhet një masë homogjene , dhe lëmë për 10 min, të pushoj brumi pastaj lyejmë tepsinë dhe e qesim brumin në tepsi. E lëmë të piqet në 200 gradë celsius.