Lavires që mori poezitë e mia Ca thonë që duhet të mbajmë ca keqardhje në vetvete nga poezia, të qëndrojmë abstraktë, dhe ka ca kuptim kjo, por Jezus: dymbëdhjetë poezi më ikën dhe unë nuk ruaj kopje dhe ke pikturat e mia, më të mirat; është mbytëse: po përpiqesh të më shkatërrosh si të tjerët? Pse nuk more paratë e mia? Kështu bëhet zakonisht nga xhepat e pijanecit që fle në qoshe. Herën tjetër merr krahun tim të majtë ose një pesëdhjetëshe, por jo poezitë e mia; unë nuk jam Shekspiri por ndonjëherë thjesht nuk do të jenë më abstrakte apo jo; gjithmonë do të ketë para, kurva dhe pijanecë deri në bombën e fundit, por siç dhe Zoti tha, duke hedhur këmbën përmbi këmbë, Unë shoh se kam bërë shumë poetë, por jo dhe aq shumë poezi. #charlesbukowski #bukowski #bukowskishqip #bukowski_albania #albanian #shqip #cit #poezi #fragmente #thenie #fjali #citime #bukowskiquotes #bukowskiphrases #phrases #quotes









