Tema globale e CreativeMornings për muajin janar është FREE, rreth së cilës do të flitet në 224 qytetet në botë, që aplikojnë këtë projekt prej vitit 2008. Në Tiranë kemi ftuar piktorin Lekë Tasi, i cili do të ndajë me ne eksperiencën e tij kreative dhe jetësore rreth kësaj teme. “Kur 5-vjeçar u lutesha më të mëdhenjve të mi gjatë shëtitjeve të shkonim deri në horizont, dhe ata nuk ma vinin veshin, kuptova që liria ime ishte e ndarë nga e tyrja. Nuk kisha shqiptuar fjalën horizont, por ’’shkojmë deri te ajo pema’’. Qëllimi ishte të shihnim ç’kishte përtej asaj vije ku pema ngrihej... Liria ime si duket përmbushej me vajtjen në pika ku mund të shihej e përtejmja. Kisha pra një sy kureshtar në lirinë time. Më vonë, kur u bëra me fëmijë, djali im qeshi me mua kur duke hyrë sëbashku në shtëpinë e një shoku të tij, unë u drejtova pa ndrojtje për tek dritarja ekstreme e atij apartamenti, me qëllim përsëri të shihja se si ishte hapësira mbrapa saj. Ndërkohë isha ngjitur në kodra e male (Dajti, Mali i Sheldisë, Shashicë mbi plazhin e Ri në Vlorë, etj), tani me një farë sfide të përzier me frikë, se indiferenca e të rriturve ndaj lirisë së të miturve ishte shëndrruar në kontroll të policisë dhe popullit të armatosur ndaj qytetarëve që qarkullonin nëpër vende ku s’kishin asnjë farë pune.” Lekë Tasi born in 1929 in Athens, he has an academic background in music. During 1946-1967, he was a violoncellist of the Orchestra of Albanian Radio Television, the Albanian Philharmonic Orchestra, and the Orchestra of the Theater of Opera. The communist regime interned him and his family for 15 years and forbade him from exercising the right to artistic freedom of expression. Nevertheless, he never ceased creating art, mainly literature works. Since when the artist was a young boy, he established an emotional connection with painting. He is interested in the truth. His paintings look naïve because he intentionally deforms things and goes away from classic portraiture. This is how he ironizes characters and situations. @cm_clt @zenit.art.editions.tour @creativemorning #cmfree #leketasi #creativemornings #zenitgallery https://www.instagram.com/p/CYrWmPktM-J/?utm_medium=tumblr