Tema globale e CreativeMornings për muajin dhjetor është INVISIBLE, rreth së cilës do të flitet në 224 qytetet në botë, që aplikojnë këtë projekt prej vitit 2008. Në Tiranë kemi ftuar arkitekten dhe artisten Joana Dhiamandi, e cila do të ndajë me ne eksperiencën e saj kreative dhe profesionale rreth kësaj teme. “Çfarë është e dukshme dhe çfarë e padukshme? Atmosfera, nuhatja, ndjesitë janë pjesë përbërëse të malgamës që bën eksperiencën njerëzore të jetë më shumë se fizike, por shpirtërore. Si arkitekte, luhatem dhe qendroj në kufirin midis të dukshmes dhe të padukshmes; midis artit dhe shkencës; midis funksionales dhe estetikes; rritur në tranzicionin midis analoges dhe dixhitales, në kulmin e diskutimit ku përfundon tradita dhe ku fillon inovacioni, atje ku së fundmi diskutohet nëse materia duhet të transformohet nga duart e lira ose të krijohet nga ato robotiket; ndërkohë për mua e vërteta qëndron në mes. Po trashëgoj zanatin/artin e babait për ta bërë pjesë në përditshmërinë dhe fjalorin e elementeve të rëndësishme arkitektonike dhe hapësinore. Frymëzohem nga parimet e modernizmit me autorë si Le Corbusier, Matisse, Frank Lloyd Wright, Gaudi, të cilët kanë përdorur artin dhe specifikisht qelqin për të realizuar situata impresionuese në eksperiencën njerëzore. Gjithmonë kam menduar elegancën e transparencës së qelqit si një mjet për të krijuar objekte hapësinore të një funksioni dhe të një natyre të qëndrueshme estetike. Qelqi në format e tij eksperimentale dhe së bashku me materialet sensuale si mermeri, të ngrohta si druri të qendrueshëm dhe statike si hekuri janë bashkëudhëtarë të proçeseve dhe situatave kreative. Ndërveprimi me transparencën, ngjyrat, volumet dhe dritëhijet janë veglat e paletës time të krijimit. Pikturoj me nuancat, ndjesitë, plastikën dhe transparencën, ndërkohë qasja e punës time është herë abstrakte, herë narrative, duke u mbështetur në fjalorin e dëshirës dhe reagimeve emocionale. Emocion, një tjetër fjalë kyçe; Energy in motion (ose shqip) energji në lëvizje, e intepretuar ndryshe e padukshmia që manipulon materien.” @joanadhiamandi @ironbrush_tirana @creativemorning #cminvisible @amproduction_official (at Ironbrush Tirana) https://www.instagram.com/p/CXyEbhgNU1e/?utm_medium=tumblr