Tema globale e CreativeMornings per muajin mars eshte RIPPLE, rreth se ciles do te flitet ne 220+ qytetet, qe aplikojne kete projekt qe prej vitit 2008. Ne Tirane kemi ftuar Bora Baboçin, e cila do te ndaje me ne eksperiencen e vet kreative, artistike dhe profesionale rreth kesaj teme. "Ripple si turbullimi i një sipërfaqeje, shënjuesi i një ngjarjeje, pasojat e të cilës gjurmojnë gjithmonë e më larg qendrës duke humbur lidhjet me shkaqet fillestare. Ripple si nocion gjeometrik, si gjeometria e rradhëve, e rozetave, e amfiteatrove, e tingujve e jehonave, e baticave e zbaticave. Ripple si fenomeni që lidh gjithë botën, si efekti i flatrave të një fluture, një tërmeti, një pandemie, një trupi në hapësirë, një epiqëndre që ndikon rreth e përqark. Do doja t’a përktheja Ripple si gjurma që vjen si pasojë e përsëritjes së një sjelljeje apo rituali duke shënjuar hapësirën me kujtesë. Frymëzuar nga natyra e këtij efekti, biseda rreth Ripple do të fokusohet mbi marrëdhënien e ndërvarur mes sjelljeve dhe gjurmëve në hapësirë, si momenti më i brishtë, por dhe më kuptimplotë i arkitekturës." Bora Baboçi ka lindur në Tiranë. Ka studiuar arkitekturë ne Universitetin e Torontos dhe ka një master në të njejtën fushë nga Universiteti Politeknik i Katalunias. Pas disa vitesh pune në fusha të ndryshme të arkitekturës, në 2015 ka kryer punë kërkimore dhe ka qënë asistente akademike në Universitetin Teknik të Berlinit për një periudhë dy vjeçare. Gjate kësaj kohe ka filluar të punojë mbi arkitekturën dhe hapesirën edhe ndërmjet disiplinave artistike. Që në vitin 2017 punon si profesioniste e lirë në fushat e arkitekturës dhe artit. @borababoci #borababoci @creativemorning #creativemornings #cmripple https://www.instagram.com/p/CMpaMVSB60P/?igshid=1u4irnpuo8a5z