Mos u bën si ai që e grumbullon diturinë e të diturëve dhe mençurinë e të mençurve, ndërsa ndaj të Vërtetës sillet si i marrë.
seen from South Korea
seen from Türkiye
seen from Malaysia
seen from Philippines
seen from South Korea

seen from Spain
seen from China
seen from China

seen from United Kingdom
seen from Australia
seen from United Kingdom
seen from Pakistan
seen from China

seen from Netherlands

seen from Türkiye

seen from United States

seen from United States

seen from United Kingdom
seen from United States
seen from United Kingdom
Mos u bën si ai që e grumbullon diturinë e të diturëve dhe mençurinë e të mençurve, ndërsa ndaj të Vërtetës sillet si i marrë.
Dituria
Dituria është që e bën njerinë të quhet njeri e të çquhetë nga të gjithë kafshët' e-tjera, të cilatë lëvizin dhe ecin' e han' e pinë edhe ato si edhe njeriu. Sa do mënt të tepër të ketë njeriu nukë munt kurrë të dijë prej vetiu gjithë të vërtetat dhe gjithë ç'i duhetë të dijë as me të dëgjuar' e me të parë munt të bëhetë njeri i-diturë, as edhe me të vuarë, se jet' e njeriut ësht' e-pakë. Gjithë ç'kanë mundurë të mësojnë, të kupëtojnë a të çpikinë, njerëzit që kanë shkruar për-mi dhet përpara nesh që nga mijëra vjet e tëhu, gjithë ç'ka ngjarë, gjithë ç'është bërë e gjithë ç'janë munduarë njerës të urtë e me mënt tepërë, gjithë ç'kanë par'e ç'kanë vuar' ata që kanë vuajturë në-për vende larg' e të-pa-di-turë, me një fjalë gjithë çka ngjarë në jetët, gjithë ç'ka çpikur' a mbledhur njeriu dhe gjithë ç'ka gjeturë në natyrat, të gjitha janë të shkruara dhe këto bëjnë të diturin' e njeriut, e-cila s'fitohetë për-veçse në mësim. Pr'andaj, munt të themi se dituria është mësimi, edhe i pa-mësuari s'munt kurrë të jet' i-diturë. I mësuari di ç'është bërë që nga krej i jetës' e tëhu; di ç'ka mbi dhet e nënë dhet, di ç'është dheu, çështë qielli, ç'është natyra, ç'është vetë, di ç'do që munt të dihet, edhe kupton ç'do që munt të kupëtohetë. I pamësuari s'di përveç ç'sheh me sy e ç'dëgjon me veshë; për atë jeta niset edhe soset me gjalljet të ti, nuk di as ç'është bërë me parë tij, as ç'munt të bëhetë pas tij; për atë dheu ësht' aqë sa e sheh ay edhe qielli ashtu siç e sheh ay.
Pleqtë tanë thoshin «mos pyet të mësuarënë, po të vuarënë». Ajo fjalë ishte e-drejtë për atë kohë, në të cilënë mësimi e dituria nuk ish tjatërë gjë për-veç mësimi i besësë a shumë shumë e i nonjë gjuhe të huaj. Po të jet' ashtu, vërtet mësimi nukë zë dot vendin e vuajtjes, po sot në ditë tënë mësimi e dituria janë shumë më të gjera e më të forta se ç'pandeheshin atë-herë. Sot për sot nëpër vendet e qytetuarë dituria është si djellë që mbulon me dritat e me shkëndiat të ti gjithë ç'është, e s'lë errësirë gjëkunt. Mësimi në ato vende nuk është vetëmë për besët, as vetëmë për të mësuarë gjuhë, po për të ndritunë mëndjenë me ç'do farë diturie. Gjithë ç'mësohetë sot është shkruar nga njerës jo vetëm të diturë por edhe të vuarë. Sot nuk ka njeri m'i vuarë se i-mësuari, se ay di jo vetëmë ç'ka vuarë vetë, po edhe ç'kanë vuarë mijëra njerës përpara tij.
Për dy gjëra i duhet njeriut dituria. E para të marrë vesh e të kuptojë gjithë ç'i sheh syri, ç'i dëgjon veshi, ç'i zë dora, ç'i shkel këmba edhe gjithë ç'i vjen ndër mënt; të dijë se ç'është, ç'ka qenë, ç'do të bëhetë, ku është, nga ka ardhurë, ku do të vejë. E dyta, të muntnjë të fitojë sa më tepërë e të rronjë sa më mirë, jo vetëmë duke u bërë shkronjës a nënurdhrës, po më tepërë duke nxjerrë nga dheu e nga natyra gjëra të vjejtura, me të cilatë edhe ay edhe gjithë njerëzia të mundinë të bëjnë shumë punëra, e duke gjeturë ç'do farë udhe e çdo farë lehcije, për të vajturë njerëzia sa mbar' e më mbarë. Mundimë të themi që e par' e këtyre dy shërbimeve, që pret njeriu nga dituria, ësht' e pa-lënttë, e dyta e lënttë. Vërtet njeriu është mbrujturë me një natyrë, e cila e ç'pon të kërkonjë, të pyesë e të dojë të marrë vesh ç'do gjë, do të dijë jo vetëmë ç'i duhet, po edhe ç'do gjë; do të dijë vetëmë për të diturë. Këtu është çquarj' e njeriut nga kafshët e tjera; po i varfëri njeriu i paditurë është mësuarë të mos pyesë e të mos kërkonjë shumë gjerra që duhesh t'i pyette e t'i kërkonte më parë se çdo gjë. Kur shohim një njeri që shkon udhësë, na ha zëmëra e pyesim e të mos dimë se na vetë, ç'jemi, nga kemi ardhur e ku do të vemi? Qysh të mos dimë ç'kemi brenda në trup tënë, si jemi gjallë, ç'është ky gjak që punon nëpër rembat e trupit tënë, si shohëmë, si dëgjojmë? Qysh të mos pyesim pse bëhetë natë, pse hapetë dita, ç'është dielli, ç'janë këta yj, ç'është ky shi që bije pika-pika, nga vjen gjëmimi, nga del vetëtima, nga bije rufeja? Si cilido, kur ka qenë foshnje, me të zënë të flasë, më parë se ç'do gjë, këto ka pyeturë, po duke parë se të mëdhenjtë qeshinë me këto pyetje të ti, e duke marë vesh që as s'i dininë, është mësuarë edhe ay ti shoh e të mos i pyesë, t'i dëgjonj e të mos i dijë. Dituria vetëmë munt të përgjigjetë me gjithë këto pyetje, të përgjigjetë duke rrëfyerë ç'do gjë. Kjo është njëra faqe e diturisë. Të vimë në faqet tjatrë, në anët të lënttë, si thamë më sipër. Dituria sot i duhet ç'do neriu, jo vetëmë që të muntnjë të shkruanjë a të këndonjë një kartë a të mbledhë pesë numura, si pandehesh më parë, jo vetëmë që ti tregonjë gjithë të vërtetat, si thamë më siprë, po edhe që ndihnj' e ti apë dorënë në punët që do të punonjë për të rojturë. Edhe bujku që lëron arënë, edhe bariu që ruanë bagëtinë, dhe ç'do punëtor që bën një punë, ka nevojë për dituri, sepse i tregon një mijë urdhëra për të punuarë më leht' e më mirë e për të fituarë më tepërë. Qytetëria i ka holluarë aq punërat sa dor' e-ashpërë dhe mëndj' e-pa gdhendur' e të pa-diturit nuk mund të punonjë gjë të pëlqyerë. Në qytetëri' të-sotme nuk janë vetëmë mësonjëtoretë për të dhënë dritë botësë po janë çpikurë edhe shumë udhëra të-tjera, me të cilat u epet dritë edhe atyre që s'kanë vërsën (moshën) e të vajturit në mësonjëtore, tregohen' edhe shumë të vërteta të cilat s'mësohenë dot në mësonjëtore sa duhet. Një nga këto urdhra janë edhe fletoretë që flasënë për dituri , si edhe kjo kjo Drita, e-cila do të flasë për ç'do farë diturie, në mënyrë që të ëmbëlsohet prej saj, i-madhi e i-vogëli edhe secili do të gjenjë brenda, në të një gjë që t'i vlenjë që diç t'i mësonjë a t'a xbavitnjë.
Sami FRASHËRI
1884
Dituri
PYETJE:
Mitologjia shqiptare: Çfarë besonin paraardhësit tanë?
PËRGJIGJE:
Mes të tjerash: «Të bardhat janë një lloj shtojzovallesh, vajza të bukura, pra, diçka si zanat. E Bukura e Dheut, edhe kjo është njëfarë zane. Kjo figurë mitologjike është e njohur jo vetëm në Ballkan, por edhe në botën arabe, nga duhet të ketë ardhur ndër ne. Dragoi, kuçedra, syri i keq, lugati, shtriga etj..» Për artikullin e plotë, ndiqni këtë lidhje te gazeta Standard.
Dituri
PYETJE Cili ka qenë Onufri? PËRGJIGJE Onufri ka qenë piktor i shquar shqiptar i shekullit XVI. Ai krijoi në fushën e pikturës murore dhe të ikonës. Onufri shkoi drejt përqasjes së pikturës kishtare me jetën e gjallë dhe ambjentin real. Ai ka zbukuruar me pikturat e tij një varg kishash në Shqipëri, Greqi dhe Maqedoni.
Në Shqipëri firmën e tij mbajnë kishat e Beratit dhe ajo e Shpatit në Elbasan. Onufri ka qenë laik në fillimet e krijimtarisë së tij, por më vonë u vesh prift dhe më pas u bë edhe kryeprift i Elbasanit. Në krijimet e tij Onufri i pajis figurat me bukurinë e lartë fisnike të idealizuar, por edhe me tipare individuale të vjela nga jeta. Parapëlqen kontrastin e fortë të ngjyrave, të kuqen e flakëruar (të kuqen e tij e kanë quajtur «të paimitueshme»), vjollcën, të gjelbrën dhe të artën e shndritshme vezulluese. Onufri zë një vend të shquar në kulturën ballkanike. Ai la pas disa nxënës, ndër të cilët spikat djali i tij, Nikolla dhe Onufër Qiprioti që njihet si autor i ikonave në Berat, në Çatistër të Gjirokastrës dhe bashkëautor i pikturave të vitit 1622 në kishën e Vllaho-Goranxisë (Gjirokastër). Burimi: Shekulli
Dituri
PYETJE
Ç'shkruan Freundlich për armët e Skënderbeut?
PËRGJIGJE
Siç ju premtuam në shënimin e djeshëm, historinë se si armët e Skënderbeut përfunduan në Vjenë e jep konsulli i Shqipërisë në Austri gjatë Mbretërisë së Zogut, Leo Alexander Freundlich. Sipas tij, për herë të parë këto objekte (dy shpatat dhe përkrenarja) janë përmendur në vitin 1578. Më 15 tetor të këtij viti, Mario Sforza, (duka i Urbinos), i shkruan një letër arqidukës Ferdinand, ku i thotë se do t'i dërgojë atij armët e Skënderbeut. Elmi dhe dy shpatat e Skënderbeut kanë rënë në dorë të arqidukës Ferdinand midis vitit 1588-1593 e më pas në Muzeun e Vjenës. Në inventarin e vitit 1596, faqe 321, janë përmendur dhe shënuar elmi nr. 71 dhe dy shpatat nr. 92 dhe 345. Aty shënohet: "George Skanderbeg: një elm i bardhë me rrafshe të arta sipër një kokë dhie e artë me dy brirë, dhe dy shpata, njëra me një dorezë prej lëkure, e cila ka peshë të rëndë dhe shenja të gjakut që duken ende, ndërsa tjetra është me një dorezë kadife ku është shënuar emri i Skënderbeut. Një hollësi interesante është se syve të dhisë, në përkrenaren e Skënderbeut, u mungojnë gurët. Akoma duket vendi bosh, i cili të jep të kuptosh se brenda kanë qenë vendosur gurë. Në mesin e përkrenares është vendosur një rreth prej bakri. Në këtë rreth janë shkruar këto shkronja: I.N.P.E.RA.TO.RE.BT. Deri më tani e kanë deshifruar si: "Jesus Nazarenus Principi Emathiae Regi Albaniae Terrori Osmanoru Regi Eperi Benedicat". Në 600-vjetorin e lindjes së Heroit Kombëtar, shteti shqiptar kërkoi që armët të ktheheshin në Tiranë vetëm për ceremoninë. Por, kjo kërkesë u refuzua nga Austria.
Burimi: Shekulli
Dituri
PYETJE
Ka detaje për reliktet e Skënderbeut?
PËRGJIGJE
Përkrenarja me kokën e dhisë që mbante heroi ynë kombëtar është me metal të bardhë dhe me një rrip të larë me ar. Sa për dy shpatat, e para i është dhuruar nga Papa në Krishtlindjet e vitit 1466 dhe është me trup të drejtë, e gjatë 85,5 centimetra dhe e gjerë 5,7, peshon 1,3 kg. E dyta është model turk, është 121 cm dhe peshon 3,2 kg. Të tria këto objekte ndodhen në Muzeun e Historisë në Vjenë. Burimi: Shekulli
Dituri
PYETJE
A ka tregëtuar kripë Shqipëria?
PËRGJIGJE
Prodhimi dhe tregtimi i kripës njihet në bregdetin shqiptar që në kohë të lashtë dhe ka qenë zhvilluar sidomos në zonën e Vlorës dhe Durrësit.
Kripshmëria e lartë e detit Adriatik (3-4%) dhe kushtet klimaterike janë të përshtatshme për këtë lloj prodhimi. Sipas të dhënave historike nga kriporet e Durrësit e të Vlorës (më pak nga ato të Butrintit, Kavajës e Lezhës), kripa shqiptare tregtohej me rrugë detare në Ulqin, Tivar, Raguzë dhe gjithë bregdetin dalmat deri në Venedik, nga ku shpërndahej më pas në Evropën Qendrore.
Kurse nga Shirgji i Shkodrës, kripa shpërndahej në Kosovë e vise të tjera të Ballkanit. Pas 1944-ës, kanë funksionuar kripore të mëdha si ajo e Skrofotinës në Vlorë dhe e Lagunës së Nartës.
Burimi: Shekulli
Dituri
Që sot e tutje do të filloj një rubrikë të re të titulluar «Dituri». Të dhënat për rubrikën do t'i marr nga gazeta Shekulli, e cila boton thuajse përditë një rubrikë ku lexuesit bëjnë pyetje të gjithfarëllojshme dhe Shekulli përgjigjet.
PYETJE
A ka pasur vulë Skënderbeu?
PËRGJIGJE
Veç përkrenares dhe dy shpatave të heroit tonë kombëtar që gjenden, siç mund ta dini, në Muzeun e Vjenës, në vitin 2003 një studiues danez (Peter Pentz) pretendoi se zbuloi vulën origjinale të Skënderbeut.
Vula kishte përfunduar në muzeun historik danez me një histori të ngjashme me atë të armëve (shkëmbime mes dukëve të kohës). Por, pas mbërritjes së saj në Shqipëri, specialistë dhe historianë deklaruan se vula ishte fiktive, pra nuk bëhej fjalë për një vulë të përdorur nga Skënderbeu.
Megjithatë, jo të gjithë mendojnë kështu. Vula mendohet se u është blerë pasardhësve të Skënderbeut në vitin 1614. Vula është arkivuar në vitin 1838, dhe mban numrin 44 në muzeun danez. Ajo klasifikohej si objekt i perandorisë osmane. Në qendër të vulës është shqiponja me dy kokë dhe rreth saj mund të dallohen disa germa cirilike ku shkruhet: "Alb-Servil.Boulgary. Aleksandro.Eleso". Poshtë shqiponjës është vizatuar një kafshë duke vrapuar. Vula është prej material bronzi. Në të janë gdhendur shenjat heraldike së bashku me emrat.
Mendohet se ka përfunduar në oborrin mbretëror të Danimarkës rreth shekullit të 16-të nëpërmjet shkëmbimeve me oborrin austriak. Muzeu Kombëtar i Danimarkës e ka blerë vulën në vitin 1839.
Burimi: Shekulli