Shekulli XXI, ku fëmijët janë gati edhe t’i mohojnë prindërit e tyre, në emër të “dashurisë” virtuale Mirësevini në shek.XXI. Ku seksi është i lirë dhe dashuria është bërë një xhep plot mesazhe.
seen from United States
seen from United States

seen from United States

seen from Malaysia
seen from United States
seen from New Zealand

seen from Malaysia
seen from Japan
seen from Japan
seen from Japan
seen from United States
seen from United States

seen from Australia

seen from United States

seen from United States
seen from United States
seen from China
seen from Germany

seen from United States
seen from Malaysia
Shekulli XXI, ku fëmijët janë gati edhe t’i mohojnë prindërit e tyre, në emër të “dashurisë” virtuale Mirësevini në shek.XXI. Ku seksi është i lirë dhe dashuria është bërë një xhep plot mesazhe.
“Shekulli” sulmon Donald Lu-në: Akuzon Kokëdhimën për zbavitje, pse nuk i “tregon vendin” qeveria…
“Shekulli” sulmon Donald Lu-në: Akuzon Kokëdhimën për zbavitje, pse nuk i “tregon vendin” qeveria…
Gazeta e Koçoë Kokëdhimës ka sulmuar sot ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu, pasi ky i fundit e përmendi Kokëdhimën si një nga deputetët e korruptuar dhe që e kishte kapur ligji i dekriminalizimit.
“Shekulli” shkruan me anë të Genc Burimit, se Donald Lu përfaqëson krizën e Amerikës në Botë.
“Në kohën kur ka filluar numërimi mbrapsht për zgjedhjen e presidentit të ri në SHBA, ambasadori…
View On WordPress
E vërteta na vjen nga jashtë
Që shqiptarët ta kuptojnë se ku ndodhen në lidhje me historinë e tyre, duhet që pasqyrën të na e mbajnë nga jashtë. Një profesor amerikan i quajtur Bernd Fisher (jam ende në kërkim të CV-së së tij) na vë në dukje tiparet e udhëheqësve që kemi pasur deri më sot, që nga Enver Hoxha e deri tek Saliu I dhe Saliu II. Ai nuk harron të tregojë këtë të fundit dhe Fatos Nanon si pasardhës të Enver Hoxhës, në saje të mentalitetit të tyre politik, por edhe të mënyrës se si ata kanë vepruar dhe veprojnë politikisht.
Dituri
PYETJE
Ç'shkruan Freundlich për armët e Skënderbeut?
PËRGJIGJE
Siç ju premtuam në shënimin e djeshëm, historinë se si armët e Skënderbeut përfunduan në Vjenë e jep konsulli i Shqipërisë në Austri gjatë Mbretërisë së Zogut, Leo Alexander Freundlich. Sipas tij, për herë të parë këto objekte (dy shpatat dhe përkrenarja) janë përmendur në vitin 1578. Më 15 tetor të këtij viti, Mario Sforza, (duka i Urbinos), i shkruan një letër arqidukës Ferdinand, ku i thotë se do t'i dërgojë atij armët e Skënderbeut. Elmi dhe dy shpatat e Skënderbeut kanë rënë në dorë të arqidukës Ferdinand midis vitit 1588-1593 e më pas në Muzeun e Vjenës. Në inventarin e vitit 1596, faqe 321, janë përmendur dhe shënuar elmi nr. 71 dhe dy shpatat nr. 92 dhe 345. Aty shënohet: "George Skanderbeg: një elm i bardhë me rrafshe të arta sipër një kokë dhie e artë me dy brirë, dhe dy shpata, njëra me një dorezë prej lëkure, e cila ka peshë të rëndë dhe shenja të gjakut që duken ende, ndërsa tjetra është me një dorezë kadife ku është shënuar emri i Skënderbeut. Një hollësi interesante është se syve të dhisë, në përkrenaren e Skënderbeut, u mungojnë gurët. Akoma duket vendi bosh, i cili të jep të kuptosh se brenda kanë qenë vendosur gurë. Në mesin e përkrenares është vendosur një rreth prej bakri. Në këtë rreth janë shkruar këto shkronja: I.N.P.E.RA.TO.RE.BT. Deri më tani e kanë deshifruar si: "Jesus Nazarenus Principi Emathiae Regi Albaniae Terrori Osmanoru Regi Eperi Benedicat". Në 600-vjetorin e lindjes së Heroit Kombëtar, shteti shqiptar kërkoi që armët të ktheheshin në Tiranë vetëm për ceremoninë. Por, kjo kërkesë u refuzua nga Austria.
Burimi: Shekulli
Dituri
PYETJE
Ka detaje për reliktet e Skënderbeut?
PËRGJIGJE
Përkrenarja me kokën e dhisë që mbante heroi ynë kombëtar është me metal të bardhë dhe me një rrip të larë me ar. Sa për dy shpatat, e para i është dhuruar nga Papa në Krishtlindjet e vitit 1466 dhe është me trup të drejtë, e gjatë 85,5 centimetra dhe e gjerë 5,7, peshon 1,3 kg. E dyta është model turk, është 121 cm dhe peshon 3,2 kg. Të tria këto objekte ndodhen në Muzeun e Historisë në Vjenë. Burimi: Shekulli
Fletë-rrufe
Si lindi, si u zhvillua dhe si u përdor fletë-rrufeja në vitet e regjimit komunist në Shqipëri.
Shekulli rrëfen.
Shqipëria falimenton
Ministri i Financave, Ridvan Bode, i ka kërkuar Fondit Monetar Ndërkombëtar kredi për të larë borxhin që ka arritur tashmë në 59,5% të PBB-së.
Një editorial tek gazeta Shekulli vë në dukje jo vetëm mangësitë që tregoi Ridvan Bode si Ministër i Financave duke e lënë ekonominë të përfundonte këtu ku ndodhet pa vepruar më parë, por edhe dështimin e qeverisë që e ka atë si anëtar.
Me mbarë Shqipërinë të përmbytur, me prodhimin vendas gjithnjë e në ulje, me kokëfortësinë dhe papërthyeshmërinë që ka treguar qeveria Berisha politikisht, si dhe me gjendjen e mjeruar në të cilën ndodhet pjesa dërrmuese e popullit Shqiptar, më vjen keq të them se i druhem një grusht-shteti alla-1997.
Sali BerSHISHa
Përpjekja më e fundit e Berishës për t'i rikthyer vetes fuqitë e humbura aq dhunshëm në grusht-shtetin e 1997-s kërkon të rishikojë statusin e SHISH-it për ta bërë atë t'i përqaset SHIK-ut të famshëm që njohu fundin e vet me fundin e regjimit të asaj kohe.
Shekulli boton kundërshtimet e PS-së ndaj projektligjit, mbështetur në ligjet e parashtruara në Kushtetutë.