Mbro vajzën.
Eduko djalin.
get it in your brain albanians | @beautiful---pain

#dc#dc comics#batman#bruce wayne#dick grayson#batfam#tim drake#batfamily#dc fanart



seen from United States

seen from United States
seen from United States

seen from United States
seen from T1
seen from France
seen from United States
seen from Kazakhstan
seen from China
seen from United Kingdom

seen from Singapore

seen from United States
seen from Netherlands
seen from Canada

seen from Canada

seen from Hong Kong SAR China
seen from France

seen from Australia
seen from Poland
seen from United States
Mbro vajzën.
Eduko djalin.
get it in your brain albanians | @beautiful---pain
Kush i fiton zgjedhjet? Jeni dakort? Read full article from Ardita Bazelli👇 : https://bit.ly/3sJj72B ... #lisalearning #educational #educate #newgenerations #LanguageSchoolsInAlbania #diaspora #englishlesson #easyenglish #ieltspreparation #languagelearning #englishschool #businessenglish #englishisfun #englishlearners #LISAlearning #onlinelearning #elearning #technology #education #digitallearning #followme #friends #life
Ndriçimi publik në tregun e shërbimeve të energjisë
Ndriçimi publik në tregun e shërbimeve të energjisë
Analizë nga Dr. Lorenc Gordani Pedagog, Universiteti Metropolitan Tirana
Nxjerrja e sektorit të energjisë prej situatës së emergjencës, është një premise e mirë për rivitalizimin e iniciativave afatgjata të zhvillimit të sistemit energjetikë shqiptarë. Në këtë drejtim, efiçienca energjetike është një instrument strategjike, duke u konsideruar “burimi më i mire i energjisë”. Kështu, me aprovimin e planit të veprimit të efiçiencës, e cila përshkruan objektivat kombëtare deri në 2020, është intensifikuar puna për përgatitjen e legjislacionit dytësore mbështetës dhe kërkimin e mënyrave të zbatimit në praktike të efiçiencës së energjisë. Për sa më sipër në masat me prioritet të lartë përbëjnë angazhimet e ndërmarra përmes ligjeve DEE-së dhe PEN-së. Këto masa lidhen më së shumti me sektorin e ndërtesave dhe sektorin publik, si dhe detyrimet mbi konsumatorët e mëdhenj. Për të përshpejtuar këtë progres, ligji për efiçiencën e energjisë, konfirmuar nga PKVEE-ja, kërkon që politika kombëtare të mbështetet në parimin e transformimit të sektorit publik në një model, nëpërmjet investimeve, përdorimit të shërbimeve energjetike dhe masave të tjera për përmirësimin e efiçiencës së energjisë. Tashmë, një numër projektesh pilot kanë filluar me ndërtesat kryesisht arsimore, kur dihet që sektori publik përfshin një larmi nën-sektorësh dhe shërbimesh publike. Në lidhje me masat në sektorin publik vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet masës mbi ndriçimin publik. Bashkitë si konsumatorë të mëdhenj, sipas ligjit për efiçiencën e energjisë, janë të detyruara të organizojë menaxhimin e energjisë dhe të plotësojnë rekomandimet e auditimit me masat për efiçiencën e energjisë. Përmirësime të tilla për efiçiencën e energjisë në ndriçimin publik janë përfshirë në mënyrë të qartë në nenet e ligjit për efiçiencën e energjisë, si një masë e përshtatshme për të përfituar financim nga Fondi i Efiçiencës së Energjisë. Në fakt sa më sipër është vetëm një vazhdim dhe përmirësim i masës së mëparshme për të nxitur efiçiencën e energjisë në sistemet e ndriçimit publik nëpërmjet mekanizmave të ndryshëm financiar, përfshirë bashkëfinancimi i masave dhe shërbimeve energjetike të kompanive ESCO. Për ketë duhen përpiluar planet e veprimit për përputhshmërinë e ndriçimit publik me standardet e përshtatshme dhe raportuar çdo vit mbi aktivitetet e zbatuara. Aktivitet që mund të stimulohet duke shfrytëzuar potencialet për kursim të energjisë, nëpërmjet përdorimit të shërbimeve energjetike, pa vendosur barrë buxhetore. Programi i detajuar për rinovimin e ndriçimit publik që duhet të hartohet nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë (me saktësisht AEE-ja) në bashkëpunim me Pushtetin Vendor. Zbatimi i Programit, që duhet të kishte filluar që në vitin 2017, duhet, ndër të tjera, të përfshijë dhe zhvillojë komponentët inovativë për mekanizma të ndryshëm financiarë, mbështetur në Fondin e Eficencës së Energjisë/MIE (AEE)/Pushteti Vendor/Fonde të tjera (IFC, EBRD, GIZ, Banka Lokale, etj.) Nëse kjo masë do të mund të trajtohet me një plan konkret zhvillimi mund të këtë hapësira për të krijuar partneritet investimi duke zhvilluar skema investimi nëpërmjet kompanive ESCO dhe Pushtetit Vendor dhe partneritetit Publik-Privat. Për të vendosur mbi skemat e financimit për implementimin e kësaj mase shumë varet nga potenciali i kursimit (që vlerësohet në 450 kËh në vit për ndriçues, ku zëvendësimi i vetëm 10,000 ndriçuesve në vit do te sillte kursim te 3.9 ktoe deri ne 2020). Po ashtu kjo mund vij edhe me anë të skemave të subvencionit në kuadër të marrëveshjeve vullnetare nëpërmjet konsumatorëve të mëdhenj dhe AEE-së nëpërmjet Fondit të EE-së. Aktualisht buxheti i parashikuar për implementimin e kësaj mase është 2.6 Mil/Euro deri në 2020. Por, me gjithë potencialin e konsiderueshëm në kontraktimin e performancës, tregu për ESCO-t dhe kontraktimi i performancës energjetike kanë qenë të kufizuara nga mungesa e një kuadri rregullator të qartë dhe procesi të licencimit, opsioneve të financimit dhe stimujve, si dhe njohjes së kostove dhe pasjes së eksperiencës në furnizim. Kështu, furnizimi i ndarë dhe mungesa e opsioneve dhe ekspertizës për sigurimin e masave për EE-në, është një kufizim për zhvillimin e këtij sektori. Kombinimi i një furnizimi të pakoordinuar të tregut me mungesën e kodeve të praktikës dhe niveleve të ulëta të informimit lidhur me kriteret për EE-në (p.sh. nëpërmjet etiketimit), nxjerr në pah rëndësinë e ndërmarrjes se veprimeve shtesë te zbatimit të mbështetjes të masave për EE-në. Ligjit për efiçiencën e energjisë, ka për qëllim të ofrojë bazat për të luftuar këtë çështje. Shërbimet energjetike mund të sigurohen me negocim të lirë ndërmjet palëve, të termave dhe kushteve, përveçse kur ato sigurohen nga një program i financuar nga Fondi për Efiçiencën e Energjisë. Për më shumë, auditimet energjetike janë të detyrueshme dhe duhet te kryhen çdo 3 vjet për çdo subjekt që kategorizohet si konsumator i madh energjie. Në këto rrethana, Ministri i Energjisë dhe Industrisë, me propozimin e Agjencisë për Efiçiencën e Energjisë, do duhet të miratojë sa më parë kontratat standarde për shërbimet energjetike. Përderisa mundësitë e financimit tregtar në këtë fushë vazhdojnë të mungojnë, në fazat e para të zhvillimit të tregut, Fondi për Efiçiencën e Energjisë mund të jetë një burim shumë i rëndësishëm për financim. Me qëllim të rritjes maksimale të potencialit të ESCO-ve, promovimi/marketingu i mundësive është jetësor, veçanërisht duke marrë parasysh nivelin e ulët të njohurive në zyrat publike dhe ato te prokurimeve pranë bashkive, lidhur me format e kontratave të shërbimeve energjetike. Kjo masë do të jetë ngushtësisht e harmonizuar me trajnimin e audituesve të energjisë dhe përditësimin e rregullave të prokurimeve publike me qëllim që të reflektohen kriteret e EE-së dhe kostot e ciklit të jetëgjatësisë. Detajet financiare për investimet ESCO, të prokuruar nga një agjenci publike kërkojnë sqarimin te mëtejshëm, që do të thotë se investime të tilla që garantohen nga kursimet e energjisë nuk duhet të jenë borxh publik dhe se pagesat sipas EPC-së duhet të jenë plotësisht të lejuara si një zë i buxhetit. Ndërsa buxhetet shumëvjeçare lejohen me miratimin e Ministrisë së Financave, aktualisht entitetet publike duhet të përgatisin parashikimet 3-vjeçare. Prandaj kërkohet të zhvillohet planifikimi buxhetor afatgjatë dhe miratimi i pagesave, sipas një EPC-je, si një zë buxheti plotësisht i lejuar. MIE është përgjegjëse për përgatitjen e akteve nënligjore të kërkuara (për t’u miratuar nga Këshilli i Ministrave) mbi kategoritë, kushtet, kërkesat e kualifikimit e të ekspertizës profesionale që duhet të kenë kompanitë e shërbimeve energjetike. Megjithatë, zbatimi me sukses i kësaj mase do të kërkojë përfshirjen e shumë entiteteve të tjera shtetërore, si edhe sigurimin e trajnimeve për specialistët e prokurimeve mbi mënyrën si të trajtohen tenderat ESCO, për APP-në dhe bashkitë në shqyrtimin e ESCO-ve në prokurimet publike. Nga ana e tregut, krijimi dhe zhvillimi i shoqatave tregtare dhe kodeve përkatëse të praktikës, si edhe thellimi i kuptimit të kontraktimit ESCO nga bankat e nivelit të dytë janë elemente të tjerë shumë të rëndësishme. Shënim: Mendimet e këtu me sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi që situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “[email protected]”. Most Read Publications Most Visit Section Read the full article
Procesi i auditimit baza për rritjen e efiçiencës së energjisë
Procesi i auditimit baza për rritjen e efiçiencës së energjisë
Analizë nga Dr. Lorenc Gordani Pedagog, Universiteti Metropolitan Tirana
Efiçienca energjetike është një fushë thuajse e pashfrytëzuar dhe shumë sfiduese! Kjo reflektohet edhe në situatën praktike, ku deri më sot eksperiencat lidhur me sektorin janë të pakta. Në fakt deri këtu janë dashur 20 vjet përpjekje për të arritur të realizohen investime në hidroenergjetikë për rreth 600MW. Kohët e fundit po punohet me përgatitjen për nisjen në praktike të projekteve të para fotovoltaike (Pv). Siç së afërmi pritet të avancohet drejt hapjes së tregut elektrike dhe krijimit te bursës se energjisë, pra dhe futjen e operatoreve private ne furnizimin e energjisë, etj. Natyrisht shpejt do lancohen dhe mundësitë e përdorimit të gazit natyror, energjisë eolike, biomasës, etj. Gjithsesi fusha e efiçencës, jo vetëm në Shqipëri por dhe në rajon, dhe në disa raste edhe në disa vende të tjera më pak të zhvilluara të Evropës, është në fillimet e saj, por në çdo rast në një zgjerim të shpejt dhe të sigurt. Në fakt, ideja e auditimeve energjetike dhe certifikimi për ndërtesat rezidenciale dhe ato të shërbimit, si edhe për konsumatorët industrialë ishin të parashikuara qe në Planin Kombëtar te Veprimit për Efiçencën e Energjisë (PKVEE-në) I të vitit 2011. Lidhur me këtë ishte parashikuar edhe trajnimi i stafit të menaxherëve të energjisë për të monitoruar konsumin e energjisë në ndërtesat publike. Megjithatë, përgatitja e shumë aspekte lidhur me standardet, procedurat, detyrimet, deri tek krijimi i një kurrikule të qartë dhe komisioni licencues për audituesit të energjisë janë hapa që edhe sot mbeten për t’u ndërmarrë. Kuadër i cili është kërkuar me ngulmë të plotësohet nga organizmat ndërkombëtare dhe ka parë marrjen për here të parë të një mase kundër Shqipërisë, me kërkesën për përmbushje të detyrimeve ndërkombëtare në këtë fushe, gjatë vitit 2018 nga Sekretariati i Energjisë në Vjenë, në vijim të ministerialit vjetor të mbajtur në Prishtine më 14 Dhjetor 2017. Pra me gjithë vështirësitë dhe ngecjet e reformës në shumë sektorë kjo është një fushe që kërkohet me patjetër që të hapet. E gjitha bënë që tashmë është duke u ecur me plotësimet me aktet nënligjore duke parashikuar se afërmi aprovimin e rregullores mbi kushtet e dhënies së licencës profesionale. Rregullore që përcakton, që çdo individ apo shoqëri, vendase ose e huaj për ushtrimin e veprimtarisë në fushën e auditimit të energjisë, ka të drejtë të paraqesë kërkesë pranë komisionit të posaçëm të dhënies së licencave profesionale mbi auditimin e energjisë apo shërbimeve energjetike për t’u pajisur me licencë profesionale, pasi të ketë plotësuar kushtet që përcaktohen në të. Kushte që ndër të tjera, përveç aspekteve lidhur me formimin dhe eksperiencat profesionale, parashikojnë që kandidati të ketë kaluar me sukses provimin apo testimin për kategorinë ku kërkon të licensohet, të organizuar nga autoriteti përgjegjës publik apo institucion privat në emër të të cilit zhvillohet një program studimor dhe praktikë të njohur dhe akredituar nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve. Praktika e cila bënë që këto kurse të jenë detyrues, në mënyre të ngjashme me profesionet e tjera të lira në interes publik bazuar në kuadrin për licencat, autorizimet dhe lejet në republikën e Shqipërisë. Në të vërtet, në momentin aktuale vëmendja është fokusuar në çeljen e negociatave, që nuk është ndryshimi i një apo disa aspekteve teorike apo thjeshte formale, por një të kuadrit rregullues teknike gjithëpërfshirës që prek në qelizë të gjithë shoqërinë Shqiptare. Pikërisht për këtë, nëse nuk duam një ndryshimin të qasjes së konsoliduar deri më këtu, thelbësore është që të fillohet nga përgatitja e audituesve, duke hedhur bazat që mbështeten në formimin e kualifikuar, në përpjekje për ndërtimin e një zhvillimi të qëndrueshme dhe afatgjatë. Shënim: Mendimet e këtu me sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi që situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “[email protected]”. Most Read Publications Most Visit Section Read the full article
Salloni Ndërkombëtar i Energjisë ne Klik Ekspo Group
Salloni Ndërkombëtar i Energjisë ne Klik Ekspo Group
Të nderuar partnerë dhe kolegë, Për këdo qe mund te jete i interesuar kam kënaqësinë t'ju prezantojë dhe ftojë të vizitoni Sallonin Ndërkombëtar të Energjisë që do te mbahet në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës - UFI Approved Event, organizuar nga Klik Ekspo Group në datat 21 deri në 24 Nëntor 2018 në Pallatin e Kongreseve. Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, vjen si evenimenti i cili i përligj Shqipërisë cilësimin si Portë hyrëse drejt Ballkanit, një realitet me mbi 200 milion konsumatorë, 75% e shifrave tregtare me EU, e pa përfshirjen e të cilit, nuk do të kishte Bashkim Evropian të përmbushur. Edhe ky edicion, do t’i përmbahet hullive të traditës së edicioneve paraardhëse, duke parashikuar mikpritjen në Tiranë të sipërmarrësve dhe vizitorëve profesionistë nga mbi 20 realitete ndërkombëtare: mbi 350 ekspozues të drejtpërdrejtë dhe mbi 40.000 vizitorë të parashikuar përgjatë ditëve të Panairit. Ekspozuesit e huaj me synim investimet dhe shkëmbime know-how e tregtare me Shqipërinë, shohin me interes të veçantë bashkëveprimin me Institucionet dhe autoritetet në mbështetje të biznesit që përmbush kërkesat e tyre për informacionin e domosdoshëm në lidhje me tregjet, paketat fiskale, përfitimet dhe lehtësimet sipas llojit te sektorit. Integruar në edicionin e 25-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës - UFI Approved Event, organizuar nga Klik Ekspo Group, Salloni Ndërkombëtar i Energjisë është latuar sipas kërkesave të investitoreve ndërkombëtare te sektorit, për të pasur një panoramë më të gjerë për mundësitë e investimeve dhe prurjen e zgjidhjeve për përdorimin e zgjuar dhe me kursim te energjisë elektrike, propozimin e burimeve te rinovueshme te energjisë, gazit, erës dhe të tjera zgjidhje në mbrojtje dhe dashamirëse me mjedisin. Salloni Ndërkombëtar i Energjisë, do të konfigurohet i hapur të presë të gjitha Kompanitë dhe Institucionet të gatshme për të promovuar projektet dhe angazhimin e tyre me gatishmërinë për të bashkëpunuar me ekspozuesit dhe investitorët ndërkombëtare. Për me shume aktualisht mund te gjendet guida e edicionit te kaluar. Salloni i Ndërkombëtar i Energjisë u drejtohet: Sipërmarrësve, përfaqësuesve te institucioneve publike, kërkuesve dhe studiuesve ne kërkim te zgjidhjeve qe sjellin risi ne lidhje me shfrytëzimin e burimeve te ripërtërishme te energjisë si ne industrinë qe përfaqësojnë ashtu dhe dikastereve shtetërore: shfrytëzim i burimeve alternative dhe ulje te kostos se energjisë elektrike, te mund te përftojnë te mirat për ambientin dhe mbi të gjitha për qytetarin. Projektuesve, ndërtuesve, inxhiniereve te cilët duhet te jene ne një hap me teknologjitë e reja, te shumëfishojnë njohjet e tyre ne treg qe mund te çojnë ne zgjidhje me te mira dhe me pak te kushtueshme për furnizimin me energji elektrike, sisteme te ngrohjes apo ndriçimit, ide qe sjellin minimizim te kostove ne jetën e përditshme (këshilluesit te energjisë elektrike për familje). Kompanive kombëtare dhe botërore qe ekspozojnë zgjidhjet dhe fuqinë e tyre ne treg duke ekspozuar produkte dhe shërbime duke qarkuar te gjithë sektorin ne te tere zinxhirin e vlerave qe nga gjenerimi i energjisë, furnizimi, sistemet e transmetimit e deri tek shpërndarja tek konsumatori final. Ndërmarrjeve ne kërkim te përmbushjes se nevojave te tyre për energji elektrike me burime te rinovueshme; dhe ndërmarrje qe tashme i propozojnë këto zgjidhje (burime alternative, gaz, ere, diell, biomasa etj.). Profili i Vizitorit: Përfaqësues te enteve shtetërore; Sipërmarrës dhe investore te industrisë; Inxhiniere dhe projektues Prodhues dhe shpërndarës te energjisë Banka dhe shërbime financiare Ente kërkimore dhe zhvillimi Prodhues te materialeve elektrike, impianteve elektrike, Kompani ndërtimi Evente Dytesore Organizim i një grupi profesionistësh te interesuar për te vizituar punimet ne kantiere / site punimesh për Projektet e Energjisë Fotovoltaike, apo te tjera Projekteve Publike Madhore; Prezantime e vizita “virtuale” ne hidrocentrale e parqe eolike; prezantime projektesh ne pritje te financimeve, prezantimi i shembujve me te mire për t’u ndjekur “best practice” (ne sallat e konferencave te Pallatit te Kongreseve.) Klik Ekspo Group Rr. Donika Kastrioti, Nd.14, Kt. 10, Suite 27 Tirana 1001 - Albania Tel: +355 4 2274210; 2274212 E-mail: [email protected] Web: www.klikekspogroup.com Web: www.albanianmilitaryexhibition.com Facebook: https://www.facebook.com/KlikEkspoGroup1/ Most Read Publications Most Visit Section Read the full article
Salloni Ndërkombëtar i Energjisë ne Klik Ekspo Group
Salloni Ndërkombëtar i Energjisë ne Klik Ekspo Group
Të nderuar partnerë dhe kolegë, Për këdo qe mund te jete i interesuar kam kënaqësinë t'ju prezantojë dhe ftojë të vizitoni Sallonin Ndërkombëtar të Energjisë që do te mbahet në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës - UFI Approved Event, organizuar nga Klik Ekspo Group në datat 21 deri në 24 Nëntor 2018 në Pallatin e Kongreseve. Panairi Ndërkombëtar të Tiranës, vjen si evenimenti i cili i përligj Shqipërisë cilësimin si Portë hyrëse drejt Ballkanit, një realitet me mbi 200 milion konsumatorë, 75% e shifrave tregtare me EU, e pa përfshirjen e të cilit, nuk do të kishte Bashkim Evropian të përmbushur. Edhe ky edicion, do t’i përmbahet hullive të traditës së edicioneve paraardhëse, duke parashikuar mikpritjen në Tiranë të sipërmarrësve dhe vizitorëve profesionistë nga mbi 20 realitete ndërkombëtare: mbi 350 ekspozues të drejtpërdrejtë dhe mbi 40.000 vizitorë të parashikuar përgjatë ditëve të Panairit. Ekspozuesit e huaj me synim investimet dhe shkëmbime know-how e tregtare me Shqipërinë, shohin me interes të veçantë bashkëveprimin me Institucionet dhe autoritetet në mbështetje të biznesit që përmbush kërkesat e tyre për informacionin e domosdoshëm në lidhje me tregjet, paketat fiskale, përfitimet dhe lehtësimet sipas llojit te sektorit. Integruar në edicionin e 25-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës - UFI Approved Event, organizuar nga Klik Ekspo Group, Salloni Ndërkombëtar i Energjisë është latuar sipas kërkesave të investitoreve ndërkombëtare te sektorit, për të pasur një panoramë më të gjerë për mundësitë e investimeve dhe prurjen e zgjidhjeve për përdorimin e zgjuar dhe me kursim te energjisë elektrike, propozimin e burimeve te rinovueshme te energjisë, gazit, erës dhe të tjera zgjidhje në mbrojtje dhe dashamirëse me mjedisin. Salloni Ndërkombëtar i Energjisë, do të konfigurohet i hapur të presë të gjitha Kompanitë dhe Institucionet të gatshme për të promovuar projektet dhe angazhimin e tyre me gatishmërinë për të bashkëpunuar me ekspozuesit dhe investitorët ndërkombëtare. Për me shume aktualisht mund te gjendet guida e edicionit te kaluar. Salloni i Ndërkombëtar i Energjisë u drejtohet: Sipërmarrësve, përfaqësuesve te institucioneve publike, kërkuesve dhe studiuesve ne kërkim te zgjidhjeve qe sjellin risi ne lidhje me shfrytëzimin e burimeve te ripërtërishme te energjisë si ne industrinë qe përfaqësojnë ashtu dhe dikastereve shtetërore: shfrytëzim i burimeve alternative dhe ulje te kostos se energjisë elektrike, te mund te përftojnë te mirat për ambientin dhe mbi të gjitha për qytetarin. Projektuesve, ndërtuesve, inxhiniereve te cilët duhet te jene ne një hap me teknologjitë e reja, te shumëfishojnë njohjet e tyre ne treg qe mund te çojnë ne zgjidhje me te mira dhe me pak te kushtueshme për furnizimin me energji elektrike, sisteme te ngrohjes apo ndriçimit, ide qe sjellin minimizim te kostove ne jetën e përditshme (këshilluesit te energjisë elektrike për familje). Kompanive kombëtare dhe botërore qe ekspozojnë zgjidhjet dhe fuqinë e tyre ne treg duke ekspozuar produkte dhe shërbime duke qarkuar te gjithë sektorin ne te tere zinxhirin e vlerave qe nga gjenerimi i energjisë, furnizimi, sistemet e transmetimit e deri tek shpërndarja tek konsumatori final. Ndërmarrjeve ne kërkim te përmbushjes se nevojave te tyre për energji elektrike me burime te rinovueshme; dhe ndërmarrje qe tashme i propozojnë këto zgjidhje (burime alternative, gaz, ere, diell, biomasa etj.). Profili i Vizitorit: Përfaqësues te enteve shtetërore; Sipërmarrës dhe investore te industrisë; Inxhiniere dhe projektues Prodhues dhe shpërndarës te energjisë Banka dhe shërbime financiare Ente kërkimore dhe zhvillimi Prodhues te materialeve elektrike, impianteve elektrike, Kompani ndërtimi Evente Dytesore Organizim i një grupi profesionistësh te interesuar për te vizituar punimet ne kantiere / site punimesh për Projektet e Energjisë Fotovoltaike, apo te tjera Projekteve Publike Madhore; Prezantime e vizita “virtuale” ne hidrocentrale e parqe eolike; prezantime projektesh ne pritje te financimeve, prezantimi i shembujve me te mire për t’u ndjekur “best practice” (ne sallat e konferencave te Pallatit te Kongreseve.) Klik Ekspo Group Rr. Donika Kastrioti, Nd.14, Kt. 10, Suite 27 Tirana 1001 - Albania Tel: +355 4 2274210; 2274212 E-mail: [email protected] Web: www.klikekspogroup.com Web: www.albanianmilitaryexhibition.com Facebook: https://www.facebook.com/KlikEkspoGroup1/ Most Read Publications Most Visit Section Read the full article
Salloni Ndërkombëtar i Energjisë ne Klik Ekspo Group
Salloni Ndërkombëtar i Energjisë ne Klik Ekspo Group
Salloni Ndërkombëtar i Energjisë ne Klik Ekspo Group
Të nderuar partnerë dhe kolegë,
Për këdo qe mund te jete i interesuar kam kënaqësinë t’ju prezantojë dhe ftojë të vizitoni Sallonin Ndërkombëtar të Energjisë që do te mbahet në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës – UFI Approved Event, organizuar nga Klik Ekspo Group në datat 21 deri në 24 Nëntor 2018 në Pallatin e Kongreseve.
Panairi…
View On WordPress
Sektori energjetik motor i punësimit Lorenc Gordani
Sektori energjetik motor i punësimit
Autori: Dr. Lorenc Gordani Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë
Fokusi i çdo diskutimi midis ekonomistëve në mediat evropiane është sektori i energjisë. Sa këtu shikon jo aq zhvillimet e investimeve, por me shume ato qe katalizatoret e tyre, siç është hapja e ish-monopoleve publike, futja e shërbimeve energjetike, zhvillimi i qëndrueshëm, inovacioni, punësimi, konkurrenca, etj. Keshtu vendet e reja te punës në energjinë e gjelbër vetëm vitin e kaluar panë një rritje prej 15%. Ndërsa këto diskutime do ishin te dobishme edhe midis nesh, deri këtu duket se kane mbizotëruar ato lidhur me rivalitetin politike midis palëve. Megjithatë, për të qenë më preciz, një ndryshim ka filluar, por jo me shpejtësinë dhe ndikimin e duhur. Deri më tani, reforma nuk ka dhënë ende rezultatet e pritshme mbi konsumatorin dhe ekonominë. E gjithë kjo është pak paradoksale, duke iu referuar potencialit që ka energjia në vendin tonë, e tille për te qene në një nivel tërheqës për sektorët e tjerë, ndërsa sot në tërësinë e saj vështirë se arrin ne vetëm 6% të prodhimit bruto duke përfshire një force pune ne rreth 17,000 persona. Por ndoshta situata përfaqëson shumë më mire metafora e ajsbergut. Në fakt, sektori i energjisë ka përfunduar një cikël të parë të zhvillimit shpesh kaotik dhe te pa mirë menduar, dhe tani duket se po hyn në një fazë të re, më të pjekur, por edhe me reflektuese. Një periudhë në të cilën projeksionet janë se ajo mund "të shpërthejë" shpejt potencialin e saj në të gjitha drejtimet, duke përfshirë punësimin, veçanërisht për të rinjtë dhe gjininë femërore. Pra, për të qenë më konkret, për herë të parë në terma absolutë kemi zhvillime të rëndësishme në projektet fotovoltaike. Deri më tani ka pasur projekte të vogla këtu-atje, një mini-park 1 MW në Korçë, për disa muaj po punohet për të hyrë në fazën e ndërtimit të së paku 10 parqeve, të cilat së bashku formojnë 20 MW. Ndërsa për herë të parë është kaluar në dhënien e kapacitete të reja në bazë të ankandeve Pv mbi 50 MW. Sa këtu po shoqërohet me interes te theksuar në veçanti nga kompanitë ndërkombëtare të specializuara, por gjithashtu edhe për fondet e zhvillimit. Siç është hyre ne fazën e paraqitjes se propozimeve reale dhe diskutimeve konkrete për investimet në prodhimin e energjisë së erës. Ndër risitë kryesore është filozofia e re e garës. Prokurimi publik, të paktën për koncesionet e hidrocentraleve, është zbatuar qe në gjeneratën e tyre të parë në fillim të viteve 2000. Sidoqoftë, tashme është hapur një gare për një kapacitet mbi 50 MW, shumë më të madh se të gjitha që janë siguruar deri këtu, në projektin e ministrisë së energjisë. E gjithë kjo jo vetëm për përzgjedhjen e fituesit, por edhe për mbështetjen që do të marrin (p.sh. çmimi i blerjes së energjisë). Energji që do të shitet direkt në bursën e energjisë pa kaluar nga OSHEE-ja (fakt qe ndihmon hapjen e tregut). Ndër të tjera, duhet të theksohet se përveç 50 MW që do të blihen me kontratë afatgjatë, pjesa tjetër e të paktën 20 MW do të tregtohet në tregun e lirë. Pra thelbi i përgjithshëm është se sektori i energjisë po ofron potencialin te shtuar me hapjen e tij. Shifrat tregojnë qe kapitalet ndjekin sinjalet e tregut. Për sa i përket energjisë, vetëm tregu krijon një vizion të qartë, por mbi të gjitha aftësinë për të shoqëruar procesin e vendimmarrjes me masa konkrete veprimi. Vendet e rajonit duket se e kanë kuptuar tendencën e ardhshme dhe po nxitojnë për te lancuar bursat e tyre te energjisë. Nder te fundit edhe një vend fare i vogël si Mali i zi, i cili llogarit pjesëmarrjen ne te edhe te Shqipërisë. Prandaj, meqenëse projektet e energjisë janë afatgjata, d.m.th. mbi 30-40 vjet, ne duhet të fillojmë të punojmë sot për të krijuar një perspektive te re për sektorin. Natyrisht, mbeten shumë aspekte për te arritur ne hapjen e tregut, por nje pjese e madhe është bërë, dhe kohët e fundit po punohet për të ndërmarrë masa konkrete në lidhje me aktivizimin e bursës, hyrje ne operim te furnitorëve të pavarur të energjisë elektrike, integrimin në tregun rajonal të energjisë, kompletimin e infrastrukturës me Maqedoninë e cila është vendi i fundit me të cilin nuk kemi një ndërlidhje tokësore etj. Nga ana tjetër, bursa e energjisë dhe hapja e tregut do të jetë vetëm hapi i parë i domosdoshëm, por jo i vetë-mjaftueshëm. Në të njëjtën kohë, është e nevojshme të kuptohen dhe të krijohen mundësi për të tërhequr në vend investimet. Fakti është se ne duhet të bëhemi konkurrues në ato fusha ku kemi potencial. Pra, para së gjithash, duhet të synojmë që në mënyrë efikase të përdorim përparësitë natyrore që na dallojnë nga vendet e tjera. Kështu, mjafton te shikojmë çfarë bëjnë fqinjët tanë. Kështu, Serbia ka arritur të hapë zyrat one stop shop, e cila në rastin tonë përbën bërthamën e parë të QKB dhe mbetet në letër që nga viti 2009. Ose Mali i Zi ka bërë një udhërrëfyes për investitorët e huaj për disa vite. Personalisht mendoj se alternativat janë shumë: kështu që mund të punohet qe çdo biznesi ti çohet një guide mbi mundësitë e investimeve jo vetëm ne anglisht por gjuhen e vete amtarë. E njëjta gjë duhet të bëhet edhe nga përfaqësitë tona në vendet nga ku kemi interes për thithjen e investimeve. Me tej duhet te punohet për zhvillimin e potencialit të investimeve që sjellin punësim dhe kanë bazën e tyre në shërbimet energjetike të tilla si ato që lidhen me efikasitetin energjetik dhe auditimin. Proceset që nuk kërkojnë investime intensive si për shumë sektorë të tjerë infrastrukturorë, pasi që në qendër ata kanë kontributin e profesionistëve si auditorët apo menaxherët e energjisë, kompanitë e shërbimit publik etj. Ku kapitali publik që do të injektohet në më shumë se 100 milionë euro deri në vitin 2020 do të shumëzohet duke aktivizuar kapital privat për 15-17 herë. Jemi një nga vendet me më shumë ujë, diell, burime natyrore në Evropë dhe jemi ende importues të energjisë. Pra le te vazhdojmë te importojmë makineri dhe teknologji, por jo të paguajmë energji kur të gjithë mund ta prodhojnë atë në vend. Mundësitë janë testuar, metodologjia është pothuajse e plotë dhe kjo kategori është edhe më e thjeshtë te aplikohet sepse panelet e saj janë pozicionuar në çatitë e kompanisë ose familjeve, e cila shmang problemet e pronësisë. Për më tepër, hapja e tregut, me potencialin hidroelektrik që kemi, na lejon të dominojmë në bursat e energjisë. E gjithë bota sot po konkurron për të ndërtuar akumulatorë dhe bateri gjigante, dhe ne mjaftojmë te vejmë një dige, sipas te gjitha standardeve dhe pa prekur parqet dhe zonat me potencial unik, por duke rregulluar regjimin e ujerave, duke zhvilluar peshkimi dhe turizmi, dhe kthyer ne lojtare ne bursat, çmimet e të cilave janë në luhatje të forte në ankandet ndërditorë. Dhe ndoshta sa këtu do sillte te menduarin për te përdorur mineraleve ne vend duke krijuar vlera më të madhe të mundshme nga burimet natyrore. Për më tepër, bazuar në energji me kosto më të ulët në vend, mund të mendohet për krijimin e një industrie që ka nevojë për shumë energji, duke u bërë më konkurruese dhe duke përmirësuar ekuilibrin tregtar dhe duke dalë në treg me produkte të vërteta të prodhuara në Shqipëri dhe jo duke eksportuar krahun e kualifikuar te punës. Integrimi evropian është pikërisht ky, jo deklarata formale apo ligjet në letër, por hapat konkretë që reformojnë ne qelizën çdo sektor ekonomik dhe social. Le të mos harrojmë se ideja e Evropës ka në gjenezë tregun dhe me saktësisht burimet e energjisë. Për ta bërë këtë, është e domosdoshme të fillohet duke hedhur themelet dhe parimet që mbështesin trajnimin e duhur në përpjekjet për ndërtimin e një zhvillimi te qëndrueshme ne afatgjate. Disclaimer: The ownership and the opinion expressed pertain to the author. While all the effort are made to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advices as individual situations may differ and should be discussed with an expert. For any specific technical or legal advice on the information provided and related topics, contact us through “[email protected]”. Most Read Publications Most Visit Section Read the full article