Instinkti tek kafshët është sa i mençur e po aq i verbër Instinkti ka habitur historikisht njerëzimin. Ka qenë një kohë, kur jo vetëm njerëzit e thjeshtë, po edhe shkencëtarët çuditeshin me mënyrën e veprimeve të kafshëve.
seen from United Kingdom
seen from Australia
seen from Netherlands
seen from Lithuania
seen from United States
seen from Germany

seen from Germany

seen from Brazil

seen from United States
seen from China
seen from Argentina
seen from Yemen
seen from United Kingdom
seen from France
seen from Türkiye
seen from United Kingdom
seen from United States
seen from United States
seen from Canada

seen from France
Instinkti tek kafshët është sa i mençur e po aq i verbër Instinkti ka habitur historikisht njerëzimin. Ka qenë një kohë, kur jo vetëm njerëzit e thjeshtë, po edhe shkencëtarët çuditeshin me mënyrën e veprimeve të kafshëve.
Evolucioni si mundi kali të eci me një gisht të vetëm?
Evolucioni si mundi kali të eci me një gisht të vetëm?
Në kohën kur mbi tokë nuk ekzistonte kali, në pyjet me lagështi të Amerikës së Veriut, jetonte një kafshë a një dhelpër. E quanin eohipus. Ky ishte paraardhësi i kalit të sotëm. Kokën e kishte të vogël, qafën të shkurtër, lëkurën laramane, këmbët e përparme me katër gishtërinj, kurse të prapmet me tre. Kështu ishte kali 50 milion Vjet më parë. (Ka edhe nje kale insekt, lexo mbi kalin e shtriges)
View On WordPress
Kafka ndihej njëlloj i tmerruar, përballë burokracisë perandorake –por ndryshe nga rusofili Hashek, ai nuk shihte rrugëdalje tjetër, veç shndërrimit në insekt. Ne nga Kafka na kishin privuar; prandaj ndoshta nuk kishim mësuar si t’u trembeshim seriozisht hierarkive, shkallëzimeve të pushtetit, autoritetit prej gjelash mbushur me kashtë, të nëpunësve të lartë dhe seriozitetit qesharak, të së gjithë atyre që regjimi u kish besuar dhe që regjimit i besonin. Shvejku ishte profesori ynë i Cinizmit. Imunizuesi ynë i sigurt, ndaj trysnisë që vinte prej autoritetit. Mbrojtja jonë e vetme, përballë bullshit-it. Dhe ky është Shvejku që më mungon, tani që kthehem pas shumë vjetësh në Tiranë; dhe shoh që autoritetet, burokracitë dhe hierarkitë kanë ndërruar, por teknikat autoritare, idiotizmi i kujt armatoset me pushtet dhe besimi magjik në hierarkinë kanë mbetur të njëjtat.
Ardian Vehbiu, Hija e ushtarit të mirë
(F)ëmijëria e tij ishte e mbushur me piknikë dhe libra, që i harronte duke mbledhur flutura në fushat rreth Basenit. Më vonë, fushat u zunë me pallate dhe aty kuptova se komunizmi nuk ishte një rend ekologjik. Donte më shumë betonin sesa lulet. Atëherë vendosa të bëhem arkitekt. (...) Kur isha i vogël, i kisha shumë qejf fluturat. Por më vonë mora një vendim. Iu kushtova arkitekturës. Dhe fluturat me betonin nuk bashkëjetojnë dot.
Ben Blushi, Kandidati (cituar nga Gazeta Shqiptare)
Biologët evolucionistë shpesh i referohen së ashtuquajturës “Four Fs”, katër funksioneve themelore të trurit të kafshëve: Fighting (luftim), Fleeing (ikje), Feeding (ushqyerja) dhe… Fucking, ose ndryshe, siç e quajnë me humor… Reproduction (riprodhim). Mund ta keni vënë re edhe vetë në dokumentarë ose te kafshët që mbajmë në shtëpi. Kur krijohet një konflikt, kafshët zgjedhin midis ikjes (Fleeing) dhe dyluftimit (Fighting). (…) Pasi njëra palë të kuptojë ose besojë se është e dobët, do të largohet (fleeing). Në këtë moment, është thuajse e sigurt se fituesi do të ndjekë nga mbrapa humbësin. Akoma edhe njerëzit (të cilët janë kafshë, në rastin më të mirë) kanë më shumë gjasa për të sulmuar dhe për të përndjekur dikë që përpiqet të largohet se sa dikë që reziston. Dhe kjo, jo sepse është çështje e logjikës, por sepse është instinkti i Four Fs, që e kemi të shkruar në trurin tonë.
Rezart Cenaj, Mëshirë për fitimtarët
Libra të krishterë: Mashtrimi Evolucion, Ken Ham
Bibla paralajmëron në mënyrë profetike se në ditët e fundit do të dalin shumë mësues të rremë të cilët do t'u paraqiten njerëzve me gënjeshtra shkatërruese. Qëllimi i tyre është ta zhvleftësojnë Të Vërtetën e Zotit dhe t'i shfrytëzojnë besimtarët duke u treguar histori të gënjeshtra dhe mashtrime.
Një mallkim i tillë ndodhet mes nesh. E ka emrin Evolucion. Sot, shumë njerëz të rëndomtë, predikues dhe arsimtarë të krishterë janë të pafuqishëm në paraqitjen e Ungjillit. Ata e kanë mohuar Zanafillën, themelin e doktrinës biblike, dhe i kanë besuar mitit të shekullit të njëzetë rreth origjinave, Evolucionit.
Nëse ju besoni se Zanafilla nuk është e rëndësishme në paraqitjen e Ungjillit, ky libër është për ju.
Nëse ju besoni se ajo që besoni rreth Zanafillës nuk ndikon në ju personalisht, ky libër është për ju.
Nëse ju besoni se Evolucioni mund të përputhet me Biblën, ky libër është për ju.
Nëse jeni një i krishterë dëshmues që kërkon t'ia sjellë Ungjillin një bote që po shket shpirtërisht, ky libër është për ju.
Ken Ham është shumë i njohur për mesazhin e tij për rëndësinë e krijimit dhe të Zanafillës. Ky libër i këndshëm dhe i lehtë për t'u lexuar i bën njerëzit të shohin efektet e këqija të evolucionit në shoqërinë e sotme.