Tym'i'shuar
Të ka humbë Buzëqeshja çfarë ke o Vëlla, Kurrë kaq të trishtuar, asnjëherë st’kam pa, Kush ta ka vra shpirtin shpresa ku të mbet Pse po merr valixhen, e po na len vet
Nana a thu të pret dej sa të kthehesh ti Ndoshta kur të kthehesh do e hajë dheu i zi Baba është plakur e smund të dalë dot As të thotë Lamtumirë nuk e lanë dot lot
Motra do të vuaj smund të rrijë pa ty Po e le familjën shkretë pa dritë në sy Nusën sa e morre, tash po e le vet Këtu po len jetën për një jetë në gurbet
Vëlla o Vëlla shtrëngom njëherë fort se Mu kanë pre kambët smë mban trupi dot O Zot po të lutem i ruaj këta të ri Se shpresën e fundit këta kan’ tek Ti
Fisnik H. Kastrati 08.02.2015





