(T)eoria e njohur e shkencave politike mbi Gjahun per Kaprollin (Stag Hunt) të shkon ndërmend. Në të vërtetë në bazë të kësaj teorie të aplikuar gjerësisht në fushen e Teorise se Lojës (Game Theory), tre-katër gjahtarë bëhen bashkë dhe vënë grackën për të kapur një kaproll. E dinë shtegun se nga kalon kaprolli, ia dinë deri diku edhe huqet, dhe fortifikohen dhe presin aty 1 ditë, 2 ditë, e kështu me rradhë që kaprolli të bie në grackë e të gjithë të mund të hanë. Por ja që nganjëherë kaprolli nuk kalon! Në fakt nga prizmi i shkencave politike, kaprolli rëndom nuk kalon. Në pritje e sipër njëri nga gjahtarët lodhet dhe vendos ta përdor grackën e përbashkët për të kapur një lepur që kalon pas tre ditësh. Kësisoj, ai siguron një drekë a darkë të begatë për veten por lë gjahtarët tjerë me gishta në gojë!
Naser Miftari, Gjahu për kaprollin dhe dilema me të burgosurin









