“Bicycle Durrës” dorëzoi ditën e sotme guidën për rindërtimin e infrastrukturës çikliste në Bashkinë Durrës. Drejtuesi i “Bicycle Durrës” Xheni Shtemari së bashku me anëtarë të tjerë dorëzuan guidën ku edhe i kërkuan bashkisë që ta merrte në konsideratë në investimet që do kryehen. ”Guida për rindërtimin e infrastrukturës çikliste do jetë një ndihmë shumë e madhe për qytetarët dhe qytetin, prandaj kërkojmë që ta merrni parasysh në investimet që do bëni si bashki”, u shpreh drejtuesi i projektit gjatë takimit. Ndërkohë Zv kryetari i Bashkisë Durrës Z. Florian Tahiri premtoi që bashkia do e shikojë me vëmendje guidën për rindërtimin e infrastrukturës çikliste si dhe në investimet e ardhshme qyteti i Durrësit do përmirësojë vizionin për çiklistët. Zv kryetari i Bashkisë Durrës, Florian Tahiri përgëzoji në emër të Bashkisë Durrës për projektin që “Bicycle Durrës” ka marrë përsipër “Leviz Për Korsitë, Pedalo i Sigurt “ i cili mbështetet nga "Leviz Albania" Ju përgëzoj në emër të Bashkisë Durrës për iniciativën që keni marrë, sepse është diçka shumë e bukur dhe frytdhënëse për qytetin dhe qytetarët njëkohësisht”, u shpreh Zv kryetari i Bashkisë Durrës ditën e sotme. #LevizAlbania #LevizPerKorsite #Bashkiadurres #BicycleDurres (at Bashkia e Durrësit) https://www.instagram.com/p/CIWIQURnDun/?igshid=byljsajfq3em












