..Që ku dual këto gala? I prenë udhën, me hijen e tyre të rëndë, pastaj u zhdukën. U zhdukën dje u dukën prapë, përsipër, mbi krye, duke krokëritur. Midis tyre ishte edhe një korb i zi, që e kish vrarë atij mëngjezi, sepse e kish pandehur pëllumb. Ky korb bënte më të madhen e këndonte si njeri:
Jarnani, jarnana…
Ku ta dish? Korbi ka tre shpirtra e prandaj rron treqind vjet. Rron se ha kërmë. Ngjallet lugat. Jo, ky s’është korb, po lugat!

















