Tema globale e CreativeMornings për muajin qershor është WILDERNESS, rreth së cilës do të flitet në 224 qytetet në botë, që aplikojnë këtë projekt prej vitit 2008. Në Tiranë kemi ftuar arkitektin dhe kuratorin Valerio Perna, i cili do të ndajë me ne eksperiencën e tij kreative rreth kësaj teme. "Edhe pse sot është shumë e vështirë ta gjesh atë në një formë të pastër në mjedisin urban bashkëkohor, nga këndvështrimi im personal dhe profesional, koncepti WILDERNESS është një ide e fortë, që mund të merret parasysh kur bëhet fjalë për nxitjen e dizajnit inovativ dhe proçeseve krijuese. Mes shumë përshkrimeve të tij, më pëlqen ai që e kategorizon atë si sistemin e zonave të braktisura dhe të neglizhuara në mjedisin tonë urban, sepse na jep mundësinë, si arkitektë dhe krijues të rinj, t'i shohim ato si materiale të mundshme projektimi për të ardhmen e qyteteve tona.” Valerio Perna (Romë, 1988) është arkitekt dhe PhD në “Arkitekturë – Teori dhe Dizajn” diplomuar në Universitetin Sapienza të Romës. Gjatë kësaj periudhe, ai ka qenë Studiues i Ftuar në AUAS Amsterdam dhe ka dhënë mësim në disa universitete në Iran, Suedi dhe Shqipëri. Aktualisht është i punësuar në Universitetin POLIS, ku është koordinator i INNOVATION_Factory (IF) dhe Drejtues i Qendrës Kërkimore në Arkitekturë, Inxhinieri dhe Dizajn. Axhenda e tij kërkimore eksploron rolin e lojërave dhe proceseve game-based në praktikën bashkëkohore arkitekturore për të trajtuar kompleksitetin dhe fenomenet e sjelljes në strukturën urbane. @creativemornings #cmwilderness @supermenz @ledian.bregasi @dhora.leka @polisuniversity @ministriakultures @amproduction_official @adrianguri @besnikj.aliaj @meri_dishnica #polisuniversity #valerioperna #ministriaekulturës #creativemorning (at Shkolla Dhora Leka Tirane) https://www.instagram.com/p/CfEBztwNE8D/?igshid=NGJjMDIxMWI=











