
roma★
d e v o n

titsay
Cosimo Galluzzi

pixel skylines

bliss lane
Cookie Run:Kingdom Official!
cherry valley forever

izzy's playlists!
Fai_Ryy
No title available
2025 on Tumblr: Trends That Defined the Year
Interview Vampire Daily
ojovivo
Sade Olutola

#extradirty
The Stonewall Inn
Today's Document
"I'm Dorothy Gale from Kansas"
$LAYYYTER

seen from United States

seen from Germany

seen from Saudi Arabia

seen from United States

seen from Türkiye

seen from United States

seen from United States
seen from Germany
seen from Indonesia
seen from United States
seen from United States

seen from Germany

seen from United Kingdom
seen from Germany

seen from United States

seen from United States
seen from Germany

seen from Australia
seen from United States

seen from United Kingdom
@lulamimoze-blog
They lived and laughed and loved and left.
Joanne Harris // Cecelia Ahern // Illustration by Cecile Richard // Rupi Kaur // Margarita Karapanou // Miranda July // Taylor Swift // T. R. Hummer // Richard Siken // James Joyce
Zënkë me vëllain
U zumë sërish nën drit'n e Hënës, Dhe gjumë unë s'bëra kurrsesi, Më brente, ç'do t'i thoja nënës, Se si u zumë atë natë të dy.
U kapëm mes kthetrash pa kuptuar, Dhe Hëna s'na ndriste ne aspak, Një çast u bëmë armiq të betuar, Dhe ashtu mbyllëm vitin plak.
2 janar 2017 [MIMOZA TOÇILLA] 🌻
SHQIPËRI Shqipëri, Kam ik' me lot n'sy, E për ty, jam kthy', Kam ardh prap tek ti, Krejt e vogël, fmi. Shqipëri, T'i kam marr të sharat, I kam mbajt në gji, Jam lutur për ty, Pa e ditur ti. Shqipëri, U godita unë, Kur të gjuajtën ty, U rrëzova unë, Kur të shkelën ty. Shqipëri, Më thuaj, ta di, Në qëndrofsh e fortë, Të qëndroj me ty. Ta di ku të dhemb, Të jetoj me ty, Ti, të jesh unë, Unë, të bëhem ti. Ah, moj Shqipëri, Unë për ty jam kthy', Do të jetoj për ty, Do të vdes aty. - [ MIMOZA TOÇILLA ] 🌙
TI... Kur të buçet shpirti, mos hesht! Ti je jehonë kundrejt heshtjes, frikës e panikut. Ti rrëzon male dhe sërish i ringren. Ti flet me Zotin sikur ta kesh përballë. Ti i ke takuar të vdekurit dhe je bekuar nga ata. Ti ke qëndruar gur i çmuar kur të tjerët as s'të kanë vlerësuar. Ti i ke dashur njerëzit kur për ty, keq kanë folur. Ti në Hënë shkove e sërish u ktheve, ku të njeh dhe gur i thatë, ku ke dashur mëmë e atë. TI. Ti që fëmi u bëre me fëmijën. Ti që u m'plake para kohe, veç për të dëgjuar fjalë të moçme të gjyshes plakë. Ti që pe diçka, ku s'kish asgjë. Ti që më parë mërziteshe me veten sesa vrer t'i hidhje një të afërmi. Ti që të gjithë kaosin e qytetit, vullkanet e botës, zhurmat e lagjjes, dallgët e detit me furí, shkrepëtimat e natës, i mbaje përbrenda; e nuk pipëtije. Ti që çdo herë doje të ndihmoje, të ngrihej lart çdo lyps që mbante dorën shtrirë. Ti që shumë herë punove shumë dhe s'u shpërbleve qoftë dhe pak. Ty që të interesonte më shumë principi sesa pozita. Ti që sa më shumë u lodhe, aq më shumë falenderove. Ti që ishe kundër, por asnjëherë nuk e ndërpreve ligjëratën e tjetrit; e le të shpreheshe. Ti që vetë mësove, ku s'u afruan për të të mësuar. Ti që fole kur druaje. Ti që dreqin doje ta ndreqje. Ti që fajin s'ja vije vendit, por njerëzve. TI. Ty që uniformën të kërkuan, kur atë veshur e kishe. Ty që origjinën të ofenduan, kur me të dinjitetshëm përfaqësoheshe dhe e mbroje. Ty që shpesh të mundon mendimi se 'kur ti flen natën brenda, ç'bëjnë njerëzit jashtë?'. Ty që duhet veç pak, për të arritur shumë. Ti që kur dhuron, brenda pakos fut dhe shpirtin tënd. Ti që pa çadër ecën kur bie shi. Ti që vendos bisedën para kafès. Ti që urren aeroportin, doganat, kufinjtë në veçanti; por pëlqen udhëtimet. Ti që ëndrrën e bëre rrugë, shpinën urë, e sytë sy shqiponje në majë mali. Ti që doje t'i njihje skutat e vendit tënd, përpara tetë mrekullive të botës. Ti që improvizon dashuri, kur s'të japin. Ti që librin e bëre shok dhe nise me të të flisje. Ti që fale, kur thikat një pas një të bënin ballë. Ti qè lule që ngrinte krye, kur të tjerët dhè të hidhnin. Ti që urren padrejtësinë, zhvatjen, dhunën e luftën dhe vazhdon, beson në njerëzillëk. Ti që i frikësohesh vdekjes së të afërmve më shumë se vdekjes tënde. Ti që le të ikte një pjesë e jotja, bashkë me ikjen e disa njerëzve nga ky vend. Ti që prindërit në parajsë do t'i kërkosh e sërish njësoj do t'i çmosh. Ty që të bren ideja se mund të harrohesh. Ti që doje të lije firmën tënde në çdo letër që hasje dhe çdo herë ku përbri shkruaje emrin, i kërkoje falje vetes për të gjitha rastet që s'ia dole dot. Ti që heshte kur e gjithë qenia jote të kumbonte. Ti që gjeje një 'EC!' tek ngecja. Ti që kërkove rrugë kur mjegullnaja s'të jepte zgjidhje. Ti që kurrë s'i dhe vlerë materiales dhe pse shoqëria të ulte vlerën ty. Ti që besoje se synimi i mirë do të ndryshonte botën. Ti që ishe konkurenca e vetes dhe rezistenca e veseve (që aq shumë i përçmoje.) Ti që s'ke armiq, por armikun më të madh e ke brenda vetes. Po, kush je ti? Ti, kush je? Unë, unë jam... [ MIMOZA TOÇILLA ] 🌙
ÇKA SHOH? Shqipërinë e mosvarun' (sipas deklaratës së pavarësisë) e shoh të vendosur në litar që sillet si peshku pa ujë, në kërkim të jetës. Shoh të vrarë, por të gjallë. Shqiptarë që së pari të tregojnë flamurin apo hymnin dhe shumë vonë Shqipërinë për ngah shpirti, se ta duash Shqipërinë, do të thotë ta mbash aty; përkundrejt çdo lloj tragjedie, ta mbash aty, të qëndrojë! Po tjetër, çka shoh? Besim të cunguar prej të mjerësh që pranojnë të shtypen. Ekspozita antivlerash me audiencë marramendëse. Presion psikologjik i ushtruar tek një popull me çehre të lodhur, të rraskapitur, të pafjalë, të pazotë. Patriotizëm virtual prej llapanjozësh e sharlatanësh. Puzzle i pazgjidhshëm. Zhgënjim masiv nga më i riu tek më i vjetri. Has broçkulla identitetesh brenda një kombi. Reforma tallëse që kërkon t'i zhysë të vetët në batak; në sojin më qesharak, të tmerrshëm, çnjerëzor të mundshëm. Shoh njerëz të çorientuar, pa ideal e perspektivë, të mbytur në llumin e interesave të kllikave politike. Kërkojnë ndihmë, por ndihma vonon ose s'vjen hiç, siç bëjnë dhe shërbimet publike. Shoh fëmijë që ia njohin erën drogës dhe me të i japin vlerë rrogës. "Të rrosh apo mos të rrosh?!" - dilema shqiptariane moderne...apo thjesht të mbijetosh? Kumtime të shtangura, pa pyetje. Busulla të zvarritura së koti në rrugë në kërkim të përdoruesve të hutuar. Snoba të pandreqshëm që sendin e bëjnë frymor dhe me të nisin e jetojnë. Helme gazetash të tipit "vritet, vetëvritet, dhunohet, përdhunohet, plaçkitet, arrestohet, ndotet, masakrohet...". Shoh më shumë beton sesa lule. Smog llahtar që mbulon qytetin përnatë. Valë të nxehti, përmbytje, tërmet. Sikur dhe moti ka filluar të ngjasojë me njerëzit. Makiavelizëm bashkëkohor - epidemi e përhapur së fundmi në mbarë popullin tonë që përmban në thelb: dredhinë, gënjeshtrën, mashtrimin, tradhëtinë, thyerjen e premtimeve, cënimin e shprehisë së tjetrit; vetëm e vetëm për të arritur qëllimet personale qofshin ato pozitive apo negative duke zbehur kështu principet kyçe të etikës. Shoh, teksa jetohet në një shoqëri pa ditur të jenë 'shoq' të mirë të njëri tjetrit dhe pa ditur të jenë socialë, komunikues apo kontribues. Tollovi biznesesh, grumbuj pallatesh, shtëpi' ngjitur, fqinj që nuk përshëndeten, fëmijë që nuk luajnë, kafene të mbushura 24/7, trotuar këmbësorësh që s'dallojnë nga rruga e makinave; zhurmë, kaos, zhurmë, kaos, zhurmë, kaos; kaos, zhurmë. Por ndër të gjithash çka shoh, unë kam vendosur /mos ta humb vizionin /. [ MIMOZA TOÇILLA 💡]
SËMURË
Në telefon më mori. I thash: "Pashë, pushime bën!" "Po ç'pushime, pushime zori!" Sëmurë, klith, rënkon. I shkova atje, tek reanimacioni, I thash: "Zoj', ti mos u tremb!" Shkundi xhepat dhe gjë s'nxorri, ..."Në fund veç shpirti dhemb." "Shiko, si shuhet njerëzimi!" Më tha, vështrimin larg. "Sakaq më vret i poshtri ky mendimi, dhe s'kam kë pres në prag." "Kur vjeshta të vijë, shkunden gjethet, do të tretem edhe unë, s'do të të kthehem si herë tjetër, furishëm si furtunë." "Gëzo sot, iku e djeshmja!" I them, shpirtin nyje, "Do të vijë e ardhmja e mistershmja, Por sot...shijo këto yje!" | MIMOZA TOÇILLA | 💡 17 tetor 2016
SISTEMI SUEDEZ MBI BARAZINË GJINORE... Sistemi suedez aq i dhënë pas barazisë gjinore dhe të drejtave të njeriut, merret me edukimin e fëmijës kundrejt parimit të familjes, që në fillesat e shkollimit. Ky sistem shpreh se djali duhet të ndihmojë në gatim sikurse vajza, të shtrojë tavolinën e ngrënies apo edhe të ndihmojë në pastrim. Por jo vetëm kaq, ky sistem ndërhyn dhe në çështje madhore të jetës ku suksesi, ambicia apo vizioni i të dy palëve nuk duhen vendosur në shkallë të ndryshme, pasi në themel stereotipet janë vërtet të dëmshme për shoqërinë tonë. E thënë ndryshe, kur prindi këshillon njërin, duhet ta bëjë këtë gjë dhe me tjetrin që tjetri mos të ndihet më i privilegjuar. Pushtetin nuk e zotëron as njëri, as tjetri. Të gjithë japim kontribut që të jemi të barabartë brenda familjes. Djali nuk duhet të shohë vetëm shembullin e babait që me të është i të njëjtës gjini, por dhe shembullin e nënës. Në këtë mënyrë, kur parimet e mira të këtij sistemi nuk ngjasojnë me shembullin konkret që i jep prindi, ai medoemos duhet të ndryshojë perspektivë. Një rast; kur prindi i alkoolizuar, por fëmija nuk ndjek rrugën e tij e cila faktikisht është një udhë pa krye. Si rezultat, ne duhet të thithim të mira nga çdo mësim dhe të mundohemi të ecim me parime të një sistemi të drejtë e frytdhënës. 'Raise girls and boys the same way.' ✋ - [ MIMOZA TOÇILLA ] 💡
Njeriu i mbijeton sakrificës më të trishtë veç mos me shtri' dorën poshtë për lutje. E kjo e bën këtë qenie kaq determinante e ambicioze aq sa ambicies s'po i njihet kufiri brenda kësaj rrotullie. Ama herë realisht e herë shpirtërisht e shtrijmë dorën e l'shohemi përtoke pasi kurdoherë këtë dukuri duhet me e provu' me ndje se ne jemi qenie e ne perveçse jetojmë, paralelisht gjallojmë në një mënyrë të ndryshme. Kjo është si letra që griset, e kur i mirren copat me iu ngjit, ka po të njëjtën pamje, po të njëjtat shkrime e njolla, por mbart atë grisjen që në këtë rast është plaga që mori qenia kur u lshu', u rrzu' për t'u ringrit sërish. Ky aspekt, një vlerë e padiskutueshme e njerëzimit.
- [ MIMOZA TOÇILLA ] 💡
SAHERË...
Saherë më vjen të mbys veten dhe për dreq nuk e bëj. Insistoj. Përpiqem edhe atëherë kur zemra më bie në tokë e sytë më tradhtojnë, mbyllen. Ngultazi mezi ngrihem dhe mbushem gjysëm me frymë. Saherë më tërheq ky sukses e unë e ndjek me shpirt, sidoqoftë pa frymëzim. Forca e njeriut, hë? Të mbytesh në xhinde e të qëndrosh domosdo njeri. Saherë ti ma nxjerr dorën para dhe e heq. Sa herë? Dhe unë po si ti e nxjerr para ,por të tërheq. Për besë! Të kuptoj ty, kur mua s'më kupton askush e pandeh se vetëm Ai mbase pak. Saherë e kam mbytur veten dhe ti këtë nuk e ke kuptuar, ose ndoshta po, dhe pa mi hedhur sytë ke vazhduar. Pranoje! Shumë herë. - [ MIMOZA TOÇILLA ] 💡
BRENDA NJË FËMIJË... Dhe kur sytë m'i vret ky diell, kërkoj të kthehem në fëmijë. Kur buzëqeshja lulëzonte n'qiell, Dhe kthehesha vonë në shtëpi. Si iluzion gjithçka që shoh, përskaj disa fëmijë. Ulem, strukem me të rriturën, sërish mbetem njeri. Në horizont, një dallëndyshe, e zezë si stilolapsi im, shtegtare në ëndërrime, thua, do të ketë guxim? Qëndron brenda një fëmijë, si zogu në folenë e tij, sërish pa u dëgjuar, lëshon klithma pa kufi. E unë i afroj dorën, për ta përshëndetur, ngadalë më kthehet një kujtim. Kam qenë njëherë dhe unë fëmijë, andaj po e lëshoj në shtegtim. 2013. - [ MIMOZA TOÇILLA ] 💡
E PASH ATJE T'STRUKUN... E pash atje t'strukun, me një zë të mekun, e pash të mërzitun, nuk ma morri lekun. Më ngjau me shitësen, t'vogël t'shkrepseve, veçse ai shtrirë, dritë hiç nuk ndezte. E pash n'dritë t'synit, e preka për pak, dritat e fikun, nuk bzante aspak. I thash: "Ma jep dorën, të ta jap unë shpirtin, t'lutem ti folëm, ta nij' ty kumtimin!" U ula pranë tij, ia ofrova librin, duart e ftohta, veç ulte shikimin. E pash atje t'strukun, sytë disi të fjetun, e pash të mërzitun, e pash dhe t'etun. I thash: "Ma jep dorën, bashkë do ndezim botën!", me besim të zbehur, ma cakërroi gotën. - [ MIMOZA TOÇILLA ] 💡