Një ditë e zakonshme, krejtësisht normale në jetën e Klein Muçit. U zgjua herët në mëngjes, i ftuar nga ministri britanik i magjisë për të kaluar ditën e verës së bashku në qytetin më të populluar nga magjistarët në Shqipëri, Elbasanin e famshëm ku thuhej se kishte jetuar vetë Lordi Fluronvdekje. Kleini ishte zgjedhur ministër vetëm pasi një nga nipërit e deputetit magjinuk të Wizengamotit, bukuroshit Tom Doshi, kishte sulmuar me mijëra punonjës të ministrisë shqiptare të magjisë, fatmirësisht pa u sjellë lëndime të rënda, gjithnjë nëse ajo çarje massive trapi nuk quhej si dëmtim. Qëkur ishte zgjedhur minister, Kleini bënte jetë pashai. Çdo mëngjes zgjohej përkrah një veele të lebetitur, lebetitje për shkak se nuk ja kishte idenë sesi kishte përfunduar në shtratin e atij katanai të pushtetshëm; mëngjes në Paris me Gabriela Dëlakyrin që ishte bërë si shartim i Chloe Moretz me Scarlett Johansson; drekë në Beograd me nja 100 balerina shqiptare (motrat e serbit, hue, nice one Klein); darkë në Tiranë me Eni Losh…..
Oh, kjo e fundit ishte e panevojshme. Nejse, e gjithë detyra e Kleinit si ministër magjie ishte e kotë dhe e pakuptimtë, deri atë ditë…
***
Orion Beci kishte udhëtuar gjatë. Ministri britanik i magjisë kishte kërkuar që ai të merrte postin suprem në hierarkinë e magjistarëve shqiptarë dhe për këtë duhej shkarkuar Klein Muçi. A do e pranonte ai largimin? Kur ishin shokë dhome tek HSH (Hogwarts-Shqipëri) midis tyre gjithnjë kishte patur mirëkuptim, por a do ishte gati Kleini të hiqte dorë nga jeta e tij përrallore për të mirën e epërme? Ministri anglez mendonte se një ballokume dhe një gotë raki mali do të mjaftonte që ajo bisedë të zgjidhej paqësisht.
U takuan në orën tre e gjysmë, se mëngjesi për Kleinin ishte në orën dy, dhe u mblodhën në një restorant që quhej “Njeriu me dy duar”. Porositën një tavë kosi. Kleini e kishte gojën plot kur britaniku nisi të fliste:
-Mister Muki..
-Çër Muki thua mër, MuÇi!
-I wanted to let you know that we and the allies think that Albania has finally reached stabilization and you should leave your post to someone else.
-H-h-h-hau?
-I am afraid that’s the truth, mister Beci has been appointed as your ancestor…
-ORION, T-T-TI?
-Nuk di gjë, për thinjat e Voldit,- tha Orioni i trembur.
Kleini nuk mund ta kontrollonte më veten, dukej sikur do shpërthente, por në atë çast më e papritura ndodhi: Klein Bigem Muçi ra nga krevati. Gjithçka kishte qënë një ëndërr. Një ëndërr fort e çuditshme, pasi vetëm para pak ditësh ai kishte humbur zgjedhjet për admin në grupin e karellave, aka Erri Poter Fens Ëllbenia, dhe pikërisht ndaj Orionit. Lau sytë me ujë të ftohtë dhe hapi kompjuterin, ishte koha të bënte ato lajmërimet e tij për ata gazetarët përtacë të QëQë-së. Nuk duhej ta dreqosnin. Jo sot, jo në ditën e ballokumeve…