Antarët tanë #ccidralb #albelsa Biznese që zgjerohen Historinë e Kostës e kam njohur që nga koha kur punoja në #bankë dhe ishte një nga klientët e suksesshëm. Emigracioni në Greqi i dha Kostës eksperiencën e duhur për t’u rikthyer në vitin 1992 në Shqipëri dhe për të #investuar të gjitha kursimet në një #biznes të nisur nga zero. I ndihmuar edhe nga djemtë e tij, sot ai konsiderohet si një nga prodhuesit më të mëdhenj në vend i #thasëve, të cilët përdoren për të ambalazhuar bimët medicinale, #inerte, #miell, #kripëra të ndryshme, etj ku 95% e prodhimit shkon për vende si SHBA, Kanada, Hollandë e Francë dhe 5% për #tregun vendas. Periudha e #pandemisë kishte rritur kërkesën për prodhim dhe për rrjedhojë edhe #rritjen e #xhiros vjetore me 45%, krahasuar me një vit më parë. Kjo kërkesë e shtuar për prodhim solli edhe nevojën e rritjes së #stafit, të cilin Kosta e ka #rekrutuar nëpërmjet zyrave të #emigracionit. Gjatë vizitës pashë nga afër ambientet e punës dhe të gjitha #proceset që realizoheshin në mënyrë #automatike. Shumë i kënaqur të shihja Kostën dhe djemtë e tij pasionantë të rrisin sipërmarrjen e tyre dhe të kontribuojnë për #ekonominë e vendit. #albelsa #KostandinPapa #EduardShalsi #ministershtetipermbrojtjenesipermarrjes #komunikimivazhdueshem #pranebiznesit (at Vore albania) https://www.instagram.com/p/CLJZO6FgzWJ/?igshid=1trzxoxbc649m