Isha ne nje tavoline me dy shoket e mi te ngushte sot dhe po bisedonim duke kaluar nga tema ne teme. Se di pse ne nje moment me kapen krizat tashme fare te zakonshme te ankthit. Ata te dy po flisnin te qete dhe une thjesht u ndjeva e tepert. U cova nga tavolina duke u drejtur per ne tualet dhe ato 6 minuta I kalova duke bere ushtrime frymemarrje. Shikoja veten ne pasqyre dhe me dukej si nje film. Po beja ca levizje psikopate per te pare nese reflektimi im levizte njelloj si une. Me dukej sikur koha kishte ndaluar dhe isha vetem une ne bote. Ashtu qendrova per disa minuta derisa degjova nje kerrcitje nga tualeti ngjitur. Aty u zgjova dhe u ktheva ne tavoline. Biseda vazhdonte, kishte evoluar, une me marrje fryme ca nga eventi I perseritur, ca nga shpejtesia e bisedes qe sme linte ta kapja e thashe. “Kam ankth.” Shoku im, shoku im permendi fjalen drama dhe mu thye dicka brenda. U ndjeva sikur isha nje qelbesire qe kerkonte vemendje nga shoket e vete me te mire. Shoqja ime, me pyeti nese isha mire dhe cfare pergjigje mund te jepja. Po, po vazhdoni. Ndeza nje cigare. Biseda vazhdonte dhe nuk doja te vazhdonte. Me duket e cuditshme se si kur dikush thote dicka, pret te afirmosh, komentosh, kundershtosh, pret dicka nga ti. Edhe ne nje bisede tavoline ne nje dite vere, kur ke dale me njerezit qe do me shume pritet dicka nga ti. Nuk e di a jam une qe dua te jem pasive menderisht dhe fizikisht apo vertet eshte kaq e lodhshme te jesh njeri. Nejse bisedat e mia me veten gjithmone fillojne me vogelsira dhe perfundojne me ceshtje madhore qe sdi pse permenden por besoj jane esenca e te teres. Ndoshta duhet te perpiqem ti coj me larg mendimet e mia, po kam frike nga mendja ime. Se pastaj filloj qaj duke me ardhur keq per veten dhe realisht vetekontrolli eshte shume i veshtire.