Benjamin Prado Tani, me siguri, do të jenë të trishta Tani, me siguri, do të jenë të trishta kumbullat. Tani, shumë ngadalë, një mjegull e lodhur do ta davarisë nocionin e kopshtit, do t'i harrojë vjollcat e lehta, qershitë dhe, enigmatikisht, ndërsa lë një rreze hëne mbi qelqet e shtratit tënd, mbi luledaliet, jaseminin. Sot do të të shkruaja poezinë e vjetër që ta kam borxh. Do të flisja për duart e tua, buzët, flokët, sytë e tu ku bëhen të vogla peizazhet që ti dashuron, ngritur prej shtigjesh me pemë ose prej kullash me sahat që vështrojnë qiellin të çuditura. E megjithatë, sa e vështirë qenka. Kthehet, vjen përsëri mbrëmja, siç kthehet një atlet që ka humbur, ulërin era, bie shi, siç thoshe ti gjithmonë, bie shi si të ishte fundi i botës. Dhe pak gjëra mund të të shkruaj. Pak gjëra mbeten për të shkruar. Sot frazat gjeniale mërziten nëpër libra. Mbeten këto, të thjeshtat, që do të donin të vdisnin, Ky shqetësim i ëmbël syve somnambulë, të ikshëm, tek të kërkojnë nëpër luledaliet, qershitë, vjollcat e lehta, kumbullat, me siguri të trishta, të kopshtit. Përkthyer nga Aurel Plasari #benjaminprado #escritoresespañoles #escritoresespañol #vivaespaña #poemasespañol #instagram #instadaily #instaquote #dailyposts #dailygram https://www.instagram.com/p/COBGuVlh1N9/?igshid=wkpr946d3lgj