Piknik, "birdwatching", plazh dhe pastrim në Sektorin Rinia "Bicycle Durrës" rikthehet me pedalimet verore! E nisim me Sektorin Rinia, 10 km larg Durrësit, ku gjendet një peizazh dhe plazh unik. Është koha për të shijuar verën! Pikniku nën hijen e pishave të Sektorit Rinia ofron një peizazh shplodhës dhe argëtues. "Bicycle Durrës" ofron për të gjithë pedaluesit mundësinë për "birdwatching", ku mund të vëzhgojmë shpendët e mrekullueshëm që pushojnë në Lagunën Sektori Rinia - Fllakë. Më pas mund të shijojmë Detin Adriatik dhe në fund të kujdesemi për mjedisin ku jetojmë, duke zhvilluar një aksion pastrimi simbolik, për të mbledhur mbetjet që pushuesit hedhin në mënyrë të shkujdesur. Nisja do të bëhet përpara teatrit “Aleksandër Moisiu”, në orën 09:30, me datë 17 korrik 2022, e dielë, përpara Teatrit “Aleksandër Moisiu”. Mos harroni të merrni me vetë ujë, ushqim dhe sigurisht miqtë tuaj! #bicycledurres #bashkiadurres #bicycleevent (at Sektor Rinia) https://www.instagram.com/p/Cf-BDs-tYxz/?igshid=NGJjMDIxMWI=












