Tema globale e CreativeMornings për muajin tetor është ETHOS, rreth së cilës do të flitet në 224 qytetet në botë, që aplikojnë këtë projekt prej vitit 2008. Në Tiranë kemi ftuar gazetaren dhe producenten Kozeta Kurti, e cila do të ndajë me ne eksperiencën e saj kreative dhe profesionale rreth kësaj teme. "Për mua, “Ethos” është besueshmëria ime përballë tjetrit, forca e argumentit dhe paraqitja e disa fakteve që nuk imponojnë dhe nuk u inponohen audiencës, nuk ka rëndësi se ku: në media, në auditore, apo në bërthama më të vogla të organizimit të shoqërisë. Për mua, Ethosi është rezultati përballë edhe sikur një njeriu të vetëm, që del nga shëpia për të parë një shfaqje teatri pse i beson arsyetimit e analizës sime. Mbi të gjitha, ajo ç’ka besoj vetë, pavarësisht fakteve kokëforta që s’të lënë hapësirë. Ethos, në Shqipëri ka mbetur kryesisht në libra, në “quotes”-at filozofike, që shpërndahen në Facebook, si edhe mund ta gjesh, “të fshehur”, tek persona të caktuar, të cilët edhe pse mund të jenë të vetëdijshëm për njohjen e argumentit dhe forcën për ta mbrojtur atë, apo për ekspertizën profesionale, heshtin; heshtin, sepse në Shqipëri po flasin gjithnjë njerëzit e gabuar; sepse në Shqipëri askush nuk kujdeset për atë që di (dhe s’di), sepse në Shqipëri thuajse të gjithë nuk pyesin, por ama kanë një përgjigje gati për gjithçka. Unë vendosa të sakrikifikoj, të pres, të rritem ngadalë e me durim, me qëllimin për të mos bërë kurrë asnjë hap pas. Në këtë vendin ku thamë se askush nuk pyet, por të gjithë dinë të përgjigjen, nuk është e thjeshtë, por unë e di si dua të shihem në sy të njerëzve (nuk ka rëndësi nëse ata janë shumë apo pak). Unë e di mirë se raporti me të vërtetën, sado e ëmbël apo e hidhur të jetë, është LIRIA, ndaj kam vendosur të mos e lidh veten me zinxhirët e propagandës, kompromisit, përfitimeve, sepse secila prej këtyre do më manipulonte qëndrimet e s’do flisja dot kurrrë për Ethos-in." Eventi do të mbahet të premten, datë 28 tetor, ora 10:00, te salla e Akademia Profesionale ELITA, te Kalaja e Tiranës. @kurtikozeta @akademiaelita @amproduction_official @adrianguri @ministriakultures @creative_industries_tirana @creativemorning #cmethos (at n’Çarshi) https://www.instagram.com/p/CkJbyqrNq-o/?igshid=NGJjMDIxMWI=