seen from South Korea

seen from United States

seen from United States
seen from United States
seen from Bulgaria
seen from China
seen from Indonesia

seen from Italy
seen from China

seen from United States
seen from United States
seen from Denmark
seen from China
seen from Malaysia

seen from South Korea

seen from Malaysia

seen from United States
seen from China

seen from South Korea

seen from United States
Lucia Massucco-Aguilar
Senior Concept Artist @ Timbre Games
artstation twitter instagram
More from «Artstation» here
Atë ditë zbriste një dre nga mali
(...) Nëse ka diçka për të ciln përmetaret nuk lodhen kurrë së të treguari janë llojet e ushqimeve që ato prodhojnë. Në dasma ato kanë zakon që të parën për qerasje të nxjerrin glikonë e arrës e cila është e mbushur me një thelpi bajameje, pas saj arsenali i ëmbëlsirave vazhdon me glikotë e shalqinit, fikut dhe portokalles. Efigjeni tregon se dikur shalqinin e përdornin dhe të sheqerosur dhe e servirnin të thatë në vend të karameleve. Ndërsa glikonë e qershisë e përdornin në raste vdekjeje. Lihej një kupë me gliko qershie dhe dy gota në tavolinë në njërën vendoseshin lugët e pastra dhe tek tjetra e cila ishte me ujë futeshin lugët e përdorura. Kjo gliko shërbehej zakonisht për njerëzit që e kalonin natën zgjuar dhe që duhet të hanin diçka.
Po ashtu në vdekje shërbenin resheli e cila bëhej me niseshte, vaj dhe gjalpë. Në të dyzetat e të vdekurit përdorej laktror me resheli, për të cilën thonë se është mjaft i lehtë. Mund ti shtosh bajame dhe shurup. Reshelia është karakteristike e Përmetit, ndërsa nga gjellët ajo që njihet si tërësisht përmetare është një gjellë që quhet shqeto. Efigjenia tregon se sa më shumë mish të ketë aq më e shijshme është ajo. Për pesë persona duhen të paktën 7 copa të konsiderueshme mishi, të cilat lahen sa më lehtë që mos tu iki gjaku. Pastaj zihet dhe i largohet shkuma i hidhet gjalpë pas kësaj dhe pas ndërtohet me vezë, limon dhe qumësht dhe shumë erëza. Për tu bërë sa më e mirë duhet përdorur mish qëngji. Ajo përdorej si gjellë e parë në dasma dhe vdekje. Ndërsa për gjellën jahni ajo i beson një gojëdhëne që e ka zanafillën në festën e Shën Mërisë në 8 shtator. Sipas legjendës atë ditë zbriste një dre nga mali dhe vinte rrotull kishës dhe pasi mbaronte rrotullimin ulej në pragun e kishës dhe varte kokën.
Pastaj burrat e thernin dhe e gatuanin të gjithë së bashku mishin e tij dhe në fund e ndanin sipas frymëve që ishin në familje. Një herë dreri erdhi e u rrotullua rreth kishës, por mbërriti vonë, dhe pa i dal ende shpirti në prag të kishës burrat e therën dhe pas asaj here drerë nuk erdhën më. Që nga ai moment ata e zëvëndësun mishin e drerit me mish lope. Në fjalët e saj dhe të mikeshave të saj ka aq besim sa vetvetiu të vjen dëshira ta besosh legjendën pa e analizuar fare. Përmetarët njihen për tolerancën fetare. Në Përmet ka 14 kisha dhe 4 xhami, por njerëzit duket sikur janë shkrirë me njëri-tjetrin dhe jo vetëm respektojnë fenë, por festojnë dhe festat fetare, sidomos kur martesat janë bërë me njerëz të feve të ndryshme. Një gjellë tjetër që zonjat e përmendin është dhe mishi i pulës me arra. (...)
Irena Shabani, “Sekretet” e ëmbla të Përmetit në rrëfimet e Efigjeni Rrapos ( Shqiptarja, 10.06.2016)
Mirë Sali Butka, megjithë bashkëluftëtarët e tij kanë qenë “banditë” -siç thotë faqia e “Rinisë korçare”-, po Gani Butka që u vra me kolonjarët e tjerë (gjithsej 60 vetë) në Qukës e Pogradec të udhëhequr nga Zalo Prodani, për të parandaluar hordhitë e Haxhi Qamilit e të kushedi sesa armiqve të tjerë të Shqipërisë, ç’mund të thuhet? (...) Vetëm nga katundi Starje ranë dëshmorë 17 djem trima shqiptarë. Ismail Qemali e quante Sali Butkën “Luani i Kolonjes”. Ndërkohë që fama e tij si luftetar per mbrojtjen e trojeve shqiptare ishte përhapur në çdo vend ku kishte shqiptarë. Jo më kot Hasan Prishtina e pati kërkuar praninë e tij në Kuvendin e Lunikut. Përgjigja e figurshme në vargje “Po të vij me 50 drerë”, pati qenë tepër ngazëlluese për luftëtarët kosovarë.
Vladimir F. Molla, Korça dhe personalitetet,të vërtetat që shtrembërohen
U plak kali i bardhë i lodhur qëmoti
Tërë vdekje u rrëzua në fushën me shi
(Frederik Rreshpja)