seen from Russia
seen from Germany
seen from Germany
seen from United States
seen from United States
seen from United States
seen from Hong Kong SAR China

seen from Australia
seen from Brazil
seen from Argentina
seen from Germany
seen from Estonia
seen from China
seen from Germany
seen from United States
seen from China
seen from Germany
seen from Germany
seen from United States

seen from Russia
Ëndërroja të bëhesha kritik letrar
(...)
-Unë kam qenë i pasionuar pas kalit. Nuk kam qenë njeri që kam luajtur shumë dhe shokët e mi nuk kishin dëshirë të madhe të merrja pjesë në lojë me ta, pasi nuk kishte ndonjë gjë që unë do t’i shtoja. Pra, ushtroja një lloj hipizmi mjaft të egër, sepse kali ishte pa shalë.
-Jeni rrëzuar ndonjëherë nga kali?
-Po, jam rrëzuar, dhe e vetmja shenjë që kam, ndodhet në kyçin e dorës së djathtë. Më rrëzoi kali me të cilin nuk isha shumë miqësor, nuk u bë kurrë mik i mirë me mua, pasi unë e mundoja më shumë se ç’duhej, por ishte shumë i sertë, jo i butë. Unë nuk lija rast pa e kalëruar sipas mënyrës sime, herë me shalë, herë pa shalë. M’u krijua përshtypja se më rrëzoi nga inati.
(...)
-Ushqimi i preferuar?
-Mishi, ka qenë më i miri!
(...)
-Librat që kanë ndikuar në adoleshencën tuaj?
-Xhek London ka qenë me mjaft ndikim tek unë.
(...)
-Keni ndonjë talent të fshehur nga adoleshenca?
-Jo, nuk them se kam! Librat, që përpiqem t’i lexoj! Po të më pyesësh mua se cili është trashëgimi më i madh, do thosha guximi. Pse guximi? Sepse jeta nuk ishte pa rreziqe. Në oborr të shtëpisë të dilte gjarpri dhe nëna të thoshte: “Mos e prek se është ora e shtëpisë” dhe ti si fëmijë nuk duhet ta shihje. Më tutje ishte ujku, po të shkoje me dele. Po të kaloje lumin, nuk kishte një urë të mirë, por kishte një tra në të cilin edhe mund të bije, po të mos ishe i vëmendshëm. Alpet pastaj janë gjigante, mahnitëse, por janë edhe të ashpra në mot. Në mjegull mund të humbasësh dhe, kur humbet orientimin, nuk di të gjesh destinacionin për ku je nisur. Në tërësinë e vet, ky është një mjedis që të kalit guximin. Guximi i duhet njeriut, sepse në çdo rrethanë, edhe kur nuk ka guxim, duhet ta krijojë. Guximi dhe shpresa janë gjërat më të mëdha në jetë.
(...)
(Sali Berisha intervistuar nga gazetari i vogël Boni)