seen from United States
seen from Malaysia
seen from Netherlands

seen from Russia

seen from Germany
seen from Russia

seen from Singapore
seen from United States
seen from China

seen from United Kingdom
seen from United Kingdom
seen from Italy
seen from Canada
seen from China

seen from Italy

seen from Norway
seen from China
seen from Russia
seen from China

seen from Malaysia
Komunizma, s’kam as më të paktin dyshim, që e keni kuptuar edhe vetë, është sëmundje e tmerruar si tërbim i qenvet dhe ujqërvet, është një kolerë që nuk çkatërron vetëm trupin, por edhe më tepër akoma zemrën dhe shpirtin e njeriut. Jam i sigurt që asnjerit prej jush nuk i pëlqejnë këto sëmundje. Prandaj edhe juve ju bije një detyrë, edhe më urdhëronjëse akoma: të hyni edhe ju në udhën antikomuniste që ka filluar jo vetëm në Shqipëri por edhe n’Amerikë.
Mit’hat Frashëri, 1.XII.1946
Shumica e mërgimtarëve të larguar përdhunshëm nga Vendi i Shqiponjave të plagosura, shohin te këngëtarja e pafat dy kohë të shkrira në një të vetme: Shkëlqimin dhe Skëterrën. [...] Ata, milionat e shqipeve të plagosura, ndërtuan foletë e tyre në shkretëtirat e vendeve të huaja, grimcë pas grimce. Shpesh me kokën ulur e të nënshtruar, por me një “Arnaut inat” siç e thërrasin turqit inatin e tërbuar të shqiptarëve, me një Arnaut inat pra, të fshehur e të mbrojtur, thellë në placën e tyre, si një farë të pacënuar. [...] Një këngëtare rrezatuese e skenave të pambrritshme dhe një të pastrehë të harruar nga vetja dhe të harruar nga bota. Dhe sedra e “Arnaut damarit” u tërbua, duke uluritur “Drejtësi!” për Parashqevinë, që domethënë drejtësi për veten në të njejtën kohë! Dhe kështu harresa u shëndrrua në kujtesë dhe Parashqevia u bë “virale” sa hap e mbyll sytë, sepse shqiptarët zbuluan Kësulkuqen e tyre, pak përpara se ta hante “ujku” në metrotë e Nju Yorkut.
Artur Zheji, Parashqevi Simaku: Kësulkuqja e shqiptarëve