Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit mes Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale. ✅Drejtori i Përgjithshëm i Pronësisë Industriale, znj. Ledina Beqiraj dhe Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë z. Alban Isteri nënshkruan memorandum bashkëpunimi me qëllim ndërgjegjësimin dhe regjistrimin e objekteve të PI-së. 📌Forcimi i bizneseve dhe ndërgjegjësimi i tyre lidhur me objektet e pronësisë industriale janë fokus për dy institucionet dhe lidhen drejtpërdrejtë me aktivitetin e tyre. ‼Ky bashkëpunim, vjen në prag të 100 vjetorit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës, së cilës do ti shtohet edhe një shërbim më shumë për sipërmarrësit e këtij qyteti. 📌Pranë ambjenteve të Dhomës, DPPI do të vendosë në dispozicion në një sportel të dedikuar, broshura, fletëpalosje dhe çdo informacion tjeter të nevojshëm për çdo biznes, i cili dëshiron të mbrojë brand-in e tij. ➡️Znj. Beqiraj, shprehu gadishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm dhe asistencë të vazhdueshme për çdo qytetar i cili aplikon pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë. ✅Ky bashkëpunim është një hap shumë i rëndësishëm, dhe vjen si dëshirë shumë e madhe e dy drejtuesve të institucioneve për të qenë sa më afër biznesit. #DPPI #chamberofcommerce #IprRights #dppi #ccidralb (at Durres Chamber of Commerce and Industry - Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë) https://www.instagram.com/p/CLUAtdOAvKk/?igshid=1klyn1c1i3fmo














