why KanaRina is SO rare?? i've always loved them! their dynamic is really cute ❤️
seen from Russia
seen from United Kingdom

seen from Malaysia

seen from Lithuania

seen from Germany
seen from United States
seen from United States
seen from China

seen from Poland
seen from China
seen from China
seen from United States
seen from China

seen from United States
seen from China
seen from United States

seen from Malaysia
seen from Argentina
seen from Malaysia

seen from Sweden
why KanaRina is SO rare?? i've always loved them! their dynamic is really cute ❤️
rina tennoji is a she/they nonbinary who loves their asexual, biromantic gf kanata konoe !
rina doesn't know how to swim, so kanan works on teaching her. they bond over it.
Rrëfimet e Bep Shirokës
(...) Intervistë, që (...) e nisi rrugëtimin plot 25 vjet më parë, por që nuk e pa asnjëherë dritën e botimit, sepse dita-ditës ‘biografia’ dhe portreti i Bep Shirokës plotësohej me detaje të reja, të vjetra, të panj(o)hura; me detaje të freskëta e me të papritura..., por gjithherë interesante, befasuese e mahnitëse. Sekrete aktoriale, sekrete skenike apo... Ndërsa unë qëmtoja dhe vazhdoj të qëmtoj edhe sot e kësaj dite...Bep Shiroka lindi në Shkodër më 25.09.1933 dhe vdiq në këtë qytet, më 01.07.2010, në moshën 77 vjeçare.
(...)
- Hobi juaj?
*Hobi im kryesor, që do të ishte rruga ime, sikur të mos kishte bërë pak dredha, ka qenë piktura dhe është sot e kësaj dite. Më bëhen 40 vjet e ca në teatër e pikturën nuk e kam lënë asnjëherë. Më ka qetësuar. Bile një verë... (është fjala për vitin 1997) punova aq shumë sa më bëri të harroj telashet e streset e një kohe të egër e tragjike.
Tani të tregoj edhe një kuriozitet. Si anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve nuk jam pranuar si aktor, por si piktor.
Kam pasur edhe një hobi tjetër. Në shtëpinë e babës (private me atë grimë oborr) kam pasur qejf gardalinat, kanarinat. Jam kujdesur për to. Kurrë nuk kam menduar t`i shes, por t`i fal. Kam falur jo pak, e, çuditërisht nuk më kanë shkuar mbarë. Edhe lepuj kam rritur. Edhe ata i kam falë. Veç, ama, dhe mos u çudisni, nuk e di si është mishi i lepurit. Nuk kam mbytë asnjë në shtëpinë time. Kam mbajtur edhe pëllumba. Tani në pallat s`mund t`i mbaj më, sepse jemi aq ngushtë sa s`mund të mbajmë veten. Pastaj s’mund t’i bëjmë dhomat kopsht zoologjik!..
- As gardalina nuk keni më?!..
*Tani as gardalina, jo. Një ndër shkaqet që kam hequr gardalinat, kanarinat, etj., ka qenë puna ime në teatër. Asnjërin nga të shtëpisë nuk e kisha merakli për këtë punë. Gruaja ime thoshte: “Na banë pis...”, komshiu: “Na bajnë zhurmë...”, baba, çuditërisht, më thoshte: “Si me m`gjujt me gur...” etj. etj. Pastaj shkonim në turne. Shpesh m`i linin pa ngrënë e pa ujë. Kështu sa të vuajnë gardalinat e pafajshme, ç`bëra, ia fala një çift kanarinash nga më të mirat Ndokë Palit, një mikut tim që linte “jetën” e “kokën” pas tyre.
- Në mos gaboj keni pasur një dashuri të veçantë për zogjtë? E vërtetë?
*Po. Unë kam pasur një shok të ngushtë dhe ky ishte piktori i talentuar Ismail Lulani, që dashurinë për zogjtë e kishte edhe më të madhe. Kishte dhe një durim të jashtëzakonshëm, do të thosha gjer në dhembje, për to. Ato krijesa i trajtonte si fëmijë dhe i adhuronte gjer në shenjtëri; aq sa, edhe eksperimentonte me zogjtë. I kryqëzonte racë më racë. Ismaili ka mbajtur edhe pëllumba, edhe pula tauke. Në shtëpi kishte vërtet një kopsht zoologjik. Kujdesej e nuk dinte kurrë të ankohej. Në shtëpi mbante gjëra të bukura, sepse shpirti i tij ishte i bukur. Le pastaj vepra e tij, është madhështore...
Ismaili sot nuk jeton. I ka lënë një boshllëk të madh qytetit tonë, Shkodrës. Ishte njeri i mrekullueshëm. Jemi rritur bashkë. Fillimisht ishte kursi i pikturës që na lidhi, të cilën e bënim në Shtëpinë e kulturës. E shoqëria jonë zgjati jo pak, por 50 vjet. (...)
(Xhahid Bushati: Rrëfimet e Bep Shirokës, aktorit me 180 fytyra artistike)