
seen from United States
seen from Malaysia

seen from United States
seen from Germany
seen from Germany
seen from United States

seen from Malaysia
seen from Malaysia

seen from United States
seen from China
seen from France

seen from United States
seen from China

seen from United States

seen from Indonesia

seen from Brazil

seen from United States

seen from Türkiye

seen from Australia

seen from United States
#paradigms #quotes #ERHphotos #biophotos #karkaleci #donellameadows #grasshopper https://www.instagram.com/p/BvvxDRInN9o/?utm_source=ig_tumblr_share&igshid=1gys06zw8ygdz
Prodhimet e detit, që i merrnim të freskëta nga peshkatarët, levrekun, fileto të mbushur, të pjekur, bashkë me ato të gjuetisë që ata i sillnin vetë. Ua përgatisja duke ua gatuar në një furrë druri me zgarë. Kujtoj se karkaleci ishte i panjohur për kohën dhe qeveritarë e klientë nuk ishin mësuar me të. Erdhën disa arbëreshë për të realizuar një film këtu, që na treguan si përgatitej. Pëlqenin supën e peshkut, dhe kur vinte Haxhi Lleshi, na pyeste gjithmonë: Si e keni bërë. Preferonin verën “Kallmet”, që ishte disavjeçare, të cilën e ruanim vetëm për ta. Enveri nuk pinte, të tjerët po.
Kuzhinieri Hysen Selmani: Ja cilat ishin gatimet që preferonte udhëheqja, si kontrolloheshin ushqimet
Në pranverë 1946 në Shqipëri ka ndodhur një luftë për të cilën historia – përjashto shtypin e ditës – nuk ka folur kurrë. Duke iu referuar gazetës kryesore të vendit, e cila i kushtoi disa editoriale dhe artikuj regjimi komunist e luftoi karkalecat, në lëmin propagandistik të paktën, më me trimëri se ushtrinë fashiste apo naziste. Në 20 prill 1946, gazeta Bashkimi botoi editorialin “Të çfarosim sa më shpejt karkalecin”. Sipas saj, karkaleci ishte armiku më i madh i bujqësisë, ai ishte një insekt shfarosës, që e kishte shkatërruar bujqësinë shqiptare vitin e kaluar. Atë viti parashikohej një armik më i shëndoshë, sepse kishte bërë një dimër i butë, i cili e favorizonte, sipas editorialit, shtimin e karkalecëve. Gazeta paralajmëronte se karkaleci shkatërronte çdo pemë, atje ku binte e shkretonte vendin, ai zhdukte çdo shenjë blerimi, sillte varfëri. Regjimi e barazonte luftën kundër karkalecit njësoj me luftën kundër pushtuesve, kur i kujton qytetarët të mobilizohen “ashtu siç qemë dje të bashkuar në luftën e madhe për çlirimin e vëndit.” (...) Gjithë kjo propagandë kishte një qëllim: qeveria përpiqej të mbante rreth vetes njerëzit më të varfër të Shqipërisë, sepse ata ishin baza e saj mbështetjes. Tashmë ajo nuk mund të fajësonte më bejlerët për varfërinë, sepse ata ishin zhdukur si specie. As fashistët dhe nazistët nuk i fajësonte dot më, sepse edhe ata ishin larguar nga Shqipëria. Meqenëse gjendja ekonomike ishte vështirë, Shqipëria ishte në gjendje urie, atëherë faji për këtë duhej t’i hidhej dikujt. Kjo është logjika e gjepurave, e cila e detyroi qeverinë të shpallte karkalecin armik të popullit. Në datën 23 prill Bashkimi kishte një artikull për çështjen e karkalecit, me mbititullin: “Nga zonat ku luftohet karkaleci”. Sikur Shqipëria ishte në gjendje në lufte! Raportuesi nga fronti i luftës ishte Andrea Varfi dhe ai mund të jetë gazetari i vetëm shqiptar, që ka shkruar një reportazh nga një front lufte. Sipas Varfit, në Këlcyrë një grup pionierësh këndonin që 6 mëngjesit: “Posht’ padronët padrejtsia,/ Nga pallatet përgjithmonë;/ Katundarë dhe punëtorë/ Me granada do sulmojmë.” Më tej A(n)drea Varfi shkruan se “burra, gra dhe fëmijë me enthusiazmë i janë përveshur punës dhe luftës kundër karkalecit.” Dialogu i tij me banorë të zonës e ilustron qartë se si shikonin karkalecin qytetarët, ose si dëshironte t’ua projektonte atyre makina e propagandës. “- E, o xhaxho, i them një plaku, - ku po shkon? - Na ka dalë dushmani në Breg të Çipës dhe do t’ia shtypim kokën të mallkuarit. - Po ay është si mizë lisi. - More po tani që i përveshur fshatçe do t’ia shuajmë farën jezitit.” Më tej Andrea Varfi, i cili kishte ndihmuar që të pushkatoheshin 17 vetë në Gjyqin Special, përshkruan si vrisnin karkalecët disa fëmijë. Në luftë kundër karkalecit, ashtu si gjatë Luftës së Dytë Botërore, komunistët kishin mobilizuar dhe minorenë. “Si u bënë luftërat e çlirimit, ashtu edhe sot, ashtu edhe sot, pa mjete, në Këlcyrë e kudo, një popull po bën një luftë të rreptë, luftën e rindërtimit dhe të ngrehjes sonë ekonomike.” Nga përmbajtja e artikullit shenjat e rindërtimi nuk ekzistojnë. Asokohe dukej se shqiptarët ishin në konkurencë me karkalecat, kush t’i rrëmbente tjetrit nga goja ndonjë gjethe. Artikujt nga lufta kundër karkalecit shfaqeshin gjithmonë me mbititullin: “Na lufta kundër karaklecit”. “Ajo që ka preokupuar dhe preokupon akoma popullin (e Vlorës), është çfarosja e karkalecit për të shpëtuar bujqësinë nga ky rrezik,” shkruante Bashkimi i 17 majit. “Prej datës 28 prill dhe gjer më 9 maj, kanë marrë pjesë vazhdimisht në çfarosjen e karkalecit 1780 veta, duke bërë 17380 orë punë vullnetare.” Puna vullnetare ishte punë e papaguar, por këtë çështje do ta trajtojmë një herë tjetër.
Të çfarosim karkalecin sa më shpejt
Karkaleci është armiku më i madh i bujqësisë. Dëmet që pësoi bujqësia jonë vitin e kaluar nga ky insekt çkatërronjës, qenë të mëdha,
sidomos në viset e Jugës
. Sivjet ky rrezik paraqet edhe më i madh për arsye se dimri qe i butë dhe i favorizon mjaft zhvillimin dhe shtimin e tij. Karkaleci shkatërron çdo bimë e pemë. Atje ku bije thanë dhe shkreton gjithë vendin, nuk mbetet shenjë blerimi. Me një fjalë sjell varfërinë.
Ky rrezik i madh që kërcënon ekonominë tonë duhet zhdukur sa më parë. Lufta kundër karkalecit është një problem i rëndësishëm dhe urgjent që kërkon zgjedhje të shpejtë dhe të mirë. Të çfarosësh karkalecin do të thotë të sigurosh bukën. Dhe problem i bukës është një problem që preokupon të gjithë shtresat e popullit.
Për të siguruar bukën, për të larguar nga vatrat tona kërcënimin e urisë, për të korrur ato që mbollën ,
duhet të çfarosim karkalecin.
Në qoftë se nuk e luftojmë këtë insekt kaq të rrezikshëm ,
që na ha bukën tonë dhe ushqimin e kafshëve,
uria do të jetë në dyert t’ona.
Nuk ka kuptim dhe është punë e kotë, të mbjellim sa më shumë bereqet, të mos lëmë asnjë pëllëmbë tokë pambjellë, ta punojmë tokën thellë dhe mirë, të bëjmë të gjitha shërbimet e nevojshme per të patur një prodhim sa më të math, kurse të mos mbrojmë bimët nga rreziku i karkalecit. Djersa dhe mundimi i punës s’onë do të shkoj kot.
Që të ketë sukses të plotë dhe të japë frytet e duhura , fushata e mbjelljeve pranverore, që të kemi korrje të mira e të begatshme, duhet dhe është urgjente që puna e madhe që po bëjmë për këto mbjellje të shoqërohet dhe të ndiqet nga një luftë e organizuar mirë dhe sistematike për çfarosjen e karkalecit.
Lufta kundër karkalecit është një çështje e tërë popullit
dhe si e tillë mund të zgjidhet me mobilizimin vullnetar të gjithë popullit. Organizata e Frontit, Rinia, Gruaja, Sindikatat, Ushtria, Pionerët, nxënësit e shkollave, fshatarë dhe qytetarë, të mëdhenj dhe të vegjël të mobilizohen vullnetarisht, për të zhdukur
këtë insekt çkatërronjës
, për të mbrojtur bukën e gojës, djersën ë dhe mundimin tonë. Si çdo punë tjetër në zhdukjen e karkalecit mund t’ia arrijmë qëllimit vetëm me mmoblizimin e të gjithëve në punë të përbashkët vullnetare dhe të organizuar.
I gjithë populli, të gjitha organizatat në ato vende ku është shfaqur karkaleci duhet të jetë në një garë të madhe për çfarosjen e tij. Rreziku që i turret bujqësisë sonë është i madh dhe duhet mirë nga të gjithë. Lufta për të siguruar bukën është një detyrë për të gjithë , që duhet të kryhet më së miri. Populli ynë duhet të ketë të qartë se sigurimi i bukës do të thotë sigurimi i një baze të shëndoshë për të siguruar indipendencën dhe një zhvillim të gjërë në sektorin ekonomik. (...)
(Gazeta Bashkimi, 20 prill 1946)
Kjo ndodh me të gjithë popujt e varfër, që zakonisht kanë një traditë të madhe lashtësie, si pasuri të vetme që mbajnë në duar. Por kjo është edhe një kërkesë e brendshme e çdo shtrese të re të sapogarantuar ekonomikisht, që kërkon të ketë të kaluarën si shpurë të vogël. Të gjithë këto mund të tingëllojnë edhe si kundërshti galaktikash dhe vendosje të ngjarjeve për të cilat ndonjëherë dhe për çudi, kërkohet edhe një riparim i çuditshëm, ku përfshihen edhe shqiptarët. Askush nuk mund të shpëtojë nga këto kundërthënie galaktikash, që sot amerikanët i shprehin në filmat e tyre fantastikë shkencorë si “Lufta e yjve”. Edhe shqiptarët kanë fantashkencën e tyre, ku herë ngec karkaleci dhe herë fluturojnë shqiponjat.
Natasha Lako, Kori, erinite dhe furitë elektronike të dashurive dhe urrejtjeve