Libër studimor: Historia e krishtërimit
Rishtazi ka dalë në botim një vëllim i ri historik i cili përshkon të gjithë historinë e krishtërimit me një vëmendje të orientuar qoftë në zhvillimin e institucioneve kishtare, qoftë në format e besimit të besuar dhe të jetuar. Në këtë libër shpaloset një afresk tërheqës dhe i plotë, duke filluar që nga përhapja e parë e mesazhit ungjillëzues në pellgun e Mesdheut e deri të perspektivat e mijëvjeçarit të tretë.
Që nga zanafilla e deri në ditët e sotme, mesazhi i Jezuit ka nxitur zgjedhje jetësore dhe ka ndikuar në gjuhë e kultura, ligje dhe zakone. Përgjatë kohës, Kishat e krishtera kanë ndryshuar edhe nëpërmjet konflikteve dramatike e përçarjeve, janë përballur me kontradikta dhe dialogë me hebrenjtë, paganët e myslimanët, kanë depërtuar në lëmin e etikës, politikës dhe të së drejtës.
Gian Luca Potesta është peadagog i Historisë se krishtërimit në Universita Cattolica të Milanos. Midis librave të tij përmenden: Il tempo dell' Apocalisse. Vita di Gioacchio da Fiore (Laterza, 2004) dhe L'Anticristo. Vell 1: Il nemico dei tempi finali (me M. Rizzin, Mondadori 2005)
Giovanni Vian është pedagog i Historisë së kishave të krishtera në Universita Ca' Foscari në Venecia. Midis librave të tij përmenden: La riforma della Chiesa per la resturazione cristiana della societa (Herder, 1998) dhe La condana del modernismo (me C. Arnold, Viella, 2010)