
seen from United States

seen from Malaysia
seen from China
seen from Colombia

seen from Malaysia

seen from United States
seen from Spain

seen from United States
seen from United States
seen from United States
seen from United States
seen from Italy
seen from Türkiye
seen from Spain
seen from United States
seen from China

seen from Malaysia
seen from China
seen from Türkiye
seen from United States
“KU KA SI TIRONA, LALE!”
(...)
E ku ka si Tirona, lale!
Tash në Tironë u harrua e nuk përdoret më thirrja që shembi diktaturën “Liri-Demokraci!”, se mrekullinë e bëjnë krerët fuqiplotë e të pazëvendësueshëm të partive! Bëhen përnjimend zgjedhje, përherë ato dalin, sipas ndërkombëtarëve, më të mira se të mëparshmet… Vetëm se në të vërtetë nuk zgjedhim ne, zgjedhin kryetarët me dorën e në emrin tonë. Në Tironë ndodh që njëri kryeministër i mburret qejfliut plak Berluskon: Ejani në Tironë, se tek ne gjen vajza të bukura me bollëk. Kurse tjetri deklaron para zëvendësit të tij, Renci, se tek ne, në Tironë nuk ka sindikata, fuqia punëtore është thuajse falas, kurse taksat janë më të ulëta për ju, investitorët e dashur italianë…
Edhe në Tironën e sotme Faja kërcen nëpër dasma e zijafete, por nuk bie më nga fiku, as nga caraci, se pemë të tilla nuk ka më. Nuk gjen kurrkund shtëpi me plitharë, por shumëkatëshe, qiellgërvishtëse, të cilave kanë frikë t’u afrohen e të bëjnë fole zogjtë, lejlekët, gushkuqët dhe kumuritë… Ndoshta prandaj zogjtë janë firuar në qiell! Si çdo kryeqytet, edhe Tirona kishte një kopësht zoologjik, por aty demi i çau barkun kalit, një çudi kjo që nuk ka bërë vaki as nëpër pyje e shkretëtira, madje as nuk është dëgjuar në historinë e kafshëve. Ndoshta demi dëshironte t’u ngjante njerëzve të sotëm e të bënte si ata, por kjo hë për hë nuk mund të vërtetohet as nga akademikët e ish-Akademisë të Shkencave…
Por ama në Tironë nuk ndjehet kriza botërore, sa kohë, edhe duke qenë i papunë, mund të gjesh ca domate, një grusht gjizë e një vezë për të bërë një fërgesë… Prandaj në kryeqytetin tonë fakirfukarenjtë e Bathores e të Paskuqanit janë të djathtë, ndërsa miliarderët të majtë!
Është e vërtetë: Tirona u lidh me Durrësin, po macja nuk do të kalojë tjegull mbi tjegull, si pat parashikuar një i moçëm tirons. U lidhën qytetet me një autostradë të mbjellë me palma, ku sheh qen e mace të ekzekutuara nga makinat, po edhe “të mbjella” me lule artificiale në kujtim të kalimtarëve e vozitësve të vrarë në aksident… I moçmi tirons ka gabuar edhe kur ka thënë “Haka do të shkojë te i zoti”, se sot haka dhe prona ka vajtur, edhe me legalizim, te më i forti. Sot për sot Tirona nuk ka më jabaxhinj, ndaj nuk mund të mburret më me mikpritjen e vet, pasi tani jemi bërë të gjithë jabaxhinj. Të panjohur e tëhuajtëzuar me njëri-tjetrin. Nuk e njeh jo më qeni të zotnë, por as komshiun përballë. Banojmë në Tironë, por nuk jetojmë në Tironë! Zhurmë, shumë zhurmë! E ku ka si Tirona, lale!
Kiço Blushi